Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Me Ramushin në krye, Kosova do të jetë ndryshe

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në tubimin me qytetarët e Gjakovës, bashkë me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me Ramushin në krye, Kosova do të jetë ndryshe. “Ne u rreshtuam tri ditë më parë për të ardhur në këtë moment që jemi sot. Ne jemi rreshtuar me bindje, angazhim dhe besim që ta kemi Ramushin kryeministër, jemi të kënaqur që kjo ditë po vije”, tha Limaj. “Duke besuar fort në personalitetin e Ramushit, duke besuar fort në ekipin e tij, ne si Nismë dhe unë personalisht, gjithë energjinë time e kam futur në shërbim për ta pasur Ramushin kryeministër”, theksoi ai. “Ajo që dua të them është se unë dhe Ramushi njihemi si njerëz që e mbajmë fjalën. “Ne jemi bashkuar për t’i dhënë shpresë dhe mundësi Kosovës”, tha Limaj në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …