Faton Klinaku

Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj zotimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pensioneve për 20 për qind

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër ndaj  zotimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pensioneve për 20 për qind nga janari i 2025 për kategoritë e luftës. Ai ka thënë se ky veprim i Kurtit në këtë kohë po bëhet për të blerë vota në fund të mandatit. E para, ky këto veprime i bën veç sa me i ble do vota, kur dihet se është në fund të mandatit. E dyta, pensionistëve ua rriti qysh prej këtij muaji, ndërsa për kategoritë e luftës nga janari i vitit tjetër. Kjo dëshmon edhe njëherë se ky ka qenë dhe është gjithmonë kundër veteranëve”, ka thënë Kategoritë e dala nga lufta nuk duhet të mashtrohen nga kjo rritje 20 për qind, por atë duhet ndëshkuar me votë më 9 shkurt. Nëse nga 1 janari jetësohet premtimi i Qeverisë, atëherë i bie që pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten për 34 euro më shumë”, ka përfunduar Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …