Fauna e padukshme në Kosovë – merimangat dhe akrepat në pulla postare

Fauna e padukshme në Kosovë – merimangat dhe akrepat në pulla postare

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore/Katedrën e Biologjisë, lansoi sot emisionin e ri të pullave postare “Fauna e padukshme në Kosovë – Merimangat dhe Akrepat”.

Ky emision i kushtohet specieve të vogla, por me rëndësi të madhe ekologjike dhe shkencore në Kosovë, si merimangat dhe akrepat, që jetojnë kryesisht në zona malore, shkëmbore dhe pyje, nën gurë apo në shtresën e gjetheve.

Brachythele kosovarica është një merimangë tokësore endemike për Kosovën, e zbuluar fillimisht në fshatin Veriq (Istog), dhe e regjistruar edhe në Mitrovicë, Pejë dhe Prizren.

Harpactea dardanica është një merimangë e familjes Dysderidae, e zbuluar në pyjet e ahut në Bjeshkët e Nemuna. Ajo jeton kryesisht në shtresën e tokës dhe nën gjethe, me mënyrë jetese të fshehtë dhe kryesisht nate. Emri “dardanica” lidhet me Dardaninë e lashtë, duke reflektuar lidhjen historike dhe gjeografike me territorin e Kosovës.

Alpiscorpius dinaricus (Di Caporiacco, 1950) është një akrep i vogël endemik për Ballkanin perëndimor.

Pullat postare dhe Zarfi i Ditës së Parë nga ky emision do të jenë në qarkullim postar deri në konsum të plotë.

Posta e Kosovës fton koleksionistët, institucionet dhe qytetarët që të pasurojnë koleksionet e tyre me këto pulla unike, të cilat përfaqësojnë një ndërthurje të vlerave shkencore dhe natyrore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …