Fazli Maloku

Fazli Maloku: Lot e gëzim bashkë, 13 qershor 1999, në Mramor

Ka disa ditë që Shtabi i Brigadës 153 E Zonës Operatie e Llapit, kishte zbritur nga fshati Zllash, ku e kishte selinë më heret, në fshatin Mramor të Prishtinës dhe është vendosur në Laggjën e Ramushve, fshat ky 6-7Km në lindje të Prishtinës. Grupe ushtarësh “elite”ka ca ditë që janë futur në Prishtinë dhe kryejnë detyrat e dhëna nga kom. i Brigadës 153, kolonel Adem Shehu. Rreth orës 15-të , pas një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm në vizitë Batalioneve të brigadës sonë, të cilët qëndronin edhe më tutje në selitë e tyre: Rimanishtë, Koliq, Ballaban, Prapashticë, Viti, Zllash…përn tu njohur më afër me kushtet që i ofronte logjiostika, u ktheva në selinë e Shtabit. Kom. Shehu, qëndronte ulur në një karrige nën hijen e një Bliri. Po sa më pa u ngrit duke hecur në drejtim timin. Lotët i rridhnin rrëke, edhe pse dukej i gëzuar dhe buzëqeshte! Unë, i habitur nga kjo pamje e kom. Shehut e pyeta: Çka ndodhur komandant? Të shoh të gëzuar, por edhe lotët nuk ndalen?! Sot në Prishtinë, pas shumë vitesh luftime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat pushtuese ushtarako-policore e paramilitare të Millosheviqit, u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar përkrah Flamurit të UÇK-së dhe konkludoj se Prishtina tashmë është e çliruar. Ngitjen e Flamurit e ngriti kush tjetër veq simboli i rrezistencës kombëtare, lexhenda e gjallë e kombit, bacë Adem Demaçi  dhe Komandti i Zonës Operative të Llapit-Rrustem Mustafa – Remi. U përqafuam ngrohtësisht, duke i uruar njëritjetrit çlirimin e Prishtinës dhe asesi të shkoqeshim. Kjo është dita më e lumtur dhe më e gëzuar në jetën time të shumëvuajtur e më pak gëzime. Kështu  përjetuam Ditën e Çlirimit të Prishtinës unë dhe kom. Shehu.
   Por si e përjetuan qytetarët shqiptarë që kishin mbetur në Prishtinë gjatë gjithë kohës së luftës? Një jetë plot ankth e pasiguri duke mos ditur se çka po sjell terri i natës apo agu i ditës. Ja si e përshkruan v[llai im Nebihu kontaktin e parë me ushtarët e UÇK-së: Sa për informim, familja ime në Lagjën Kodra e Trimave ndejti gjithë kohës së luftës dhe u bë strehë e dhjetëra familjarëve që nga Drenica (Shemsije Rexha-Krasniqi, nga fushtica erdhi në familjen tonë me vajzën – Gerta dhe tek ne lindi edhe vajzën e dytë – Liburna. Bashkëshorti i Shemsijes – Hajrullah Krasniqi, ishte ushtar i UÇK-së në Drenicë) e Llapi, edhe pse shtëpia ime kishte vetë tri dhoma reth 16m katrore secila. Tek unë ishte vendosur edhe vëllai im Nebihu me bashkëshortën, katër vajza, djali Fatmiri dhe nusja e Ilirit të vrarë në përleshje me forcat serbiane, në fshatin Sveqel të Besianës, me fëmijtë e tyre: Donika dhe Liridoni (tre dhe një vjeçar). Iliri ishte ushtar i UÇK-së, tani Dëshmor. “Një mbrëmje vonë kthehesha nga kusheriri yni Idrizi, 200-300m larg shtëpisë sonë, në një kryqëzim rrugësh vërejta njerëz të uniformuar dhe të armatosur. Mendova se janë serbianë. U stepa dhe u ndala në vend. Nuk dija ç’të bëja në atë çast. Ata më kishin diktuar më heret dhe njëri nga ta më thirri: “Eja, mos ke frikë. Jemi ushtarë të UÇK-së”. Nuk ju besoja as fjalëve të tija e as syve të mi që vërtetë ishin ushtarët tanë. Më bënë ca pyetje informative dhe më porositën që ti njoftoja edhe qytetarët tjerë se tani e tutje jeni të sigurtë dhe ju mbron UÇK-ëja. Nga gëzimi po thuaj isha i humbur fare. Hyra më vrap në shtëpi dhe ju tregova atë që pashë dhe përjetova. Me një fjalë ju thash: Prishtina u çlirua. Tani jeta e jonë dhe siguria është në dorë të UÇK-së. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe filluam përqafimet, gëzim e lot për çlirimin e Prishtinës”
Kështu u përjetua çlirimi i Prishtinës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ditë e Madhe për gjithë kombin shqiptar.
Fazli Maloku, Prishtinë, 13 qershor 2021

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …