Fazli Maloku

Fazli Maloku: Në Ukrainë Mbrohet Liria-Demokracia dhe Sovraniteti i Ukrainës, Por Edhe i Evropës

Pergatitjet për një sulm tipik fashist nga ana e Rusisë Fashiste, në krye me Kryefashistin Putin,vazhduan me javë e muaj para se të fillonte sulmi. Këtë fatkeqësi e shifte krejt bota demokratike, por neglizhenca për të vepruar me kohë dhe me masa të nevojshme për ta parandaluar këtë katastrofë njerëzore nga ana e Evropës, NATO-s dhe e Amerikës, solli këtë luftë barbare mbi popullin liridashës-Ukrainas, të udhëhequr nga një Qeveri Demokratike-liridashëse në krye me Presidentin, Zelenski. Thirrjet e presidentit drejtuar fuqive të mëdha, Evropës, Amerikës e NATO-s, paralajmërimin se do të ndodhë kjo që po ndodhë tani, hasen në vesh të shurdhër si shumë herë më parë, bile edhe kur ndodhi lufta e Kosovës me pushtuesin fashist serbian (1998-99). Evropa asesi nuk po mund të lirohet nga një “inercion”i brendshëm, për të vepruar me largpamësi e në kohën e duhur, për ti parandaluar fatkeqësitë e këtij lloji! Ç’është e rëndësishme a është Ukraina anëtere e Bashkimit Evropian apo jo. Në Ukrainë po vritet Demokracia jo vetëm e saj, por edhe Demokracia e Evropës! Po rrezikohet sovraniteti i një Shteti Demokratik, por edhe i Evropës!! Krejt kjo çka po ndëmarrin Evropa, Amerika e NATO-ja janë veprime të vonuara dhe jo të bollshme. Evropa, Amerika e NATO-ja, nuk duhet të frikësohen nga një propogandë fallco e qëllimshme që vathdon prej kohesh, se Rusia do të përdor “Armë Bërthamore”. Një propogandë e tillë e Rusisë bëhej edhe gjatë Luftës në Kosovë, për të frikësuar drejtuesit e NATO-s dhe Qeveritë e Shteteve Demokratike të Evropës që i dolën krah Kosovës, edhe sot na është e freskët deklarata e shëmtuar e Gjeneralit të NATO-s, Xhekson, “unë nuk do të lejojë që të fillojë Lufta e Tretë Botërore, por kjo nuk ndodhi. Kosova u Çlirua nga DALËZOTËSJA- Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndihmuar nga Aviacioni i NATO-s. Nuk mund ta kuptoj se si Qeveria e Rusisë, në krye me Putinin-fashist ia arrinë qëllimeve të saja pushtuese, po me këtë frikë, me “Luftë Bërthamore”e cila nuk duket në horizant se mund të ndodhë.
    Populli liridashës Ukrainas me presidentin, Zelenski në krye,patriot, atdhetar, liridashës e mbi të gjitha trim, me një popull të tërë po me këto cilësi, me mbështetjen e gjithë Qeverive Demokratike të Botës, do të del fitues ndaj një Shteti Fashist siq është sot Rusia. Për ne shqiptarët, që e përjetuam një katastrofë të ngjajshme me atë që sot po e përjeton populli Ukrainas, i përballojmë me zor skenat e vrasjeve, të popullatës civile ukrainase, djegjet e shkatrrimet e objekteve civil, shtëpive e gjithë pasurisë, por na jep kurajo gadishmëria, guximi e fryma liridashëse, gadishmëria e një populli të tërë i gatshëm për sakrificë, për të mbrojtur lirinë, demokracinë e pavarësinë me të gjitha mjetët që disponon. Presidenti ukrainas-Zelenski, me shembullin e tij përsonal, po ua jep një shembull gjithë drejtuesve liridashës të Qeverive Botërore, se si duhet të jenë pranë popullit të vet, ta drejtojë ate, ta ndajnë s’bashku dhëmbjen e gëzimin, në rastet më të vështira, në një luftë për “jetë a vdekje”.
Një president i tillë si Zelenovski, do ta meritojë të quhet “President Historik”. Kjo vlenë edhe për ne shqiptarët që të jemi më të kujdesshëm se kujt do ti ipet epiteti “President Historik”!
     A duhet sot Kosova të frikësohet nga një sulm i Serbisë të Vuçiqit,Daçiqit e Vulinit, secili më fashist se tjetri?! Unë them se JO.
Filozofia Diplomatike e sllavëve që më kërcënime të “një Lufta Berthamore, apo Botërore”ti realizojë qëllimet e saja pushtuese në tavolinat diplomatike për fat të keq po realizohet me shumë mjeshtri nga drejtuesit e Rusisë e Serbisë!! Deklarata e këtyre ditëve e Vulinit-fashist se “në rast se Kosova antarësohet në NATO do të Ket luftë”! është e vetëkuptueshme. Sipas kësaj logjike fashiste, qelësi i Kosovës për tu antarësuar në NATO apo Bashkimin Eropian ndodhet në në Beograd,në duart e Vuçiqit me bashkëpuntorë e tij! Nga kjo logjikë e sëmurë e tyre një ditë mund edhe të pritet që Serbia e Vuçiqit ti jap “ultimatum” NATO-s e KFOR-it që ta lëshojnë teritorin e Kosovës ose në të kundertën do të ket luftë!!
    Tua përkujtojmë këtyre fashistëve se sot Kosova e ka Ushtrinë e vet sa do e vogël numerikisht, por e përgatitur me “kritere” të NATO-s, e frymëzuar nga edukata Atdhetare, Liridashse, dhe e gatshme që në çdo çast ti del zot Kosovës, bile edhe në kuadër të NATO-s të merr pjesë me formacionet e saja ushtarake kudo që rrezikohet Demokracia e Liria e popujve paqdashës.
   Kosoa sot numër të konsiderueshëm policësh, të përgatitur mirë me standarde Evropiane, e gatshme për të vepruar kudo që e lyp nevoja e Atdheut, me armatim adekuat.
   SHqipëria është anëtare e NATO-s dhe po të vjen deri te një luftë e ardhshme me çdo pushtues, shqiptarët do të veprojnë si “NJË KOMB”.
    Kosova, sot ka një rini të shëndetshme, atdhetare e liridashëse. Ky brez i ri që po e shijon Lirinë, nuk do të lejojë kurrë më që pushtuesi i madh apo i vogël qoftë ai, t’ua rrëmbëjë këtë liri të arritur nga shumë gjak i derdhur e shumë sakrifica që përsëri ti del Liria nga dora e të robërohet përsëri.
    Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse disa të shtyrë nga mosha si puna ime 75vjeçare, do tu qëndrojnë të këmbët këtij brezi liridashës e Atdhetarësh dhe ti frymëzojë me VEPREN MADHORE të UÇK-së, e cila i dha Botës Demokratike një shembull, se si një popull numerikisht i vogël e duarëthat, mund të përballet me pushtues shumëherë më madh me trupa luftarak e me armatim moderrn të kohës, ta çliroi vendin, ti sjelli popullit shqiptar Lirinë dhe Qeverisë së Kosovës ti jep mundësinë të radhitet në radhët e Qeverive Demokratike të Botës, të krijojë miqë e aleatë në gjithë Globin.
     Rruga e Kosovës dhe e shqiptarëve është në kërkesën e tyre për tu bërë anëtare e barabart në NATO e në Bashkimin Evropian si dhe në të gjitha instancat e institucioneve Evropiane e Botërore s’bashku me Shtetet Demokratike e liridashëse. Kjo do të vijë pavarsisht dëshirës dashakeqe apo kërcënimeve të Qeverive Fashiste : Moskë – Beograd. Sot, Rusia e Serbia me orjentime fashizoide janë të izoluara e po izolohen si është më keq nga e gjithë bota e Qeveritë Demokratike të Botës. Prandaj, pse të frikësohet Kosoa sot?! Ata politikanë të Kosovës e më gjerë që trumbetojnë dhe mundohen të krijojnë panik të shqiptarët qojnë ujë në mulli të armikut. Shqiptarët duhet të jenë vigjilentë në çdo çast dhe në çdo situatë, por jo të merren me propogandën që e shpërndajnë drejtuesit e shetev fashiste Ruso-Serbiane.
Fazli Maloku, 5 mars 2022
Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: “Martirë të Lirisë- Kundër Tiranisë”

“Beteja e Qerbelasë si Lufta e Termopileve” Matemi dhe dita e ashures janë rite tradicionale …