Fehmi Rama

Fehmi Rama, Drejtësia dhe sinqeriteti atribut apo dobësi?

Në mendësinë tonë kosovare, të jesh i drejtë dhe i sinqertë, reflekton që ke destinim dështimin. A nuk shpërfaqë shoqëria jonë opinione  të tillë si “filani është dallaverxhi dhe ka arritur, filani deri me dje nuk ishte askushi dhe sot ka milionat, filani e shfrytzojë mirë pozitën publike dhe ja shiko çfarë nami bëri”. Të tilla opinione shprehën me bindje të madhe.

Në një shoqëri më kulturë dhe civilizim të lartë, autoriteti dhe kredibiliteti i të tillëve është buzë greminës prandaj shikohen me neveri dhe shpërfillje të madhe. Doemos kjo do ndodhë dhe tëk ne, filizat e sajë vetëm kanë filluar të duken në horizont.

Benjamin Franklin (17 Janar, 1706 – 17 Prill, 1790) ishte zbulues, zhurnalistë, botues, diplomat dhe politikan amerikan. Ka thënë “sinqeriteti është politika më e mirë”. Andaj ne kemi marrë tatpjetën deri më tani duke trumbetuar të kundërtën e këtij diskursi.

Sovrani (populli) megjithatë thënë më bindjen më të madhe gjykon dhe do gjykojë drejtë, pavarësisht tendencave për imponime të bindjeve, shprehur në vokacion të ngushtë presupozimëve si filozofia e këtij apo fuqia e atij, së fundmi tëndenca për bashkëveprim e atyre që deri dje trumbetuan në të majtë dhe të djathtë kësi soji me diskurs të të menduarit diametralisht të kundër përjashto ndonjë nuancë.

Qytetaret kan besim të krijuar me parë, dhe pse oscilimet e ampitudes se opinionit wdo here janë evidente. Prandaj qytetarëve u nevojitet freskia e bindjes me platformë konkrete. Nuk mund të survejohet ndryshim i vullnetit me teke personale, as klientelizmi as bastioni me nuk është determinues.

Drejtësia, besimi, sinqeriteti, ide dhe mendime të kristalta, platformë konkrete, diapazan të gjerë të dijes dhe përfaqësim të denjë. Janë kruciale për të tëntuar në marrjen e besimit qytetarë.

Populli ka nevojë për servim të platformave bindëse dhe ideve të kristalta. Kulti i individit edhe pse vonë te ne, i përket të se kaluarës.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …