Ferat Shala: Martin Berishaj nuk e ka thënë të vërtetën sa i përket bashkëpunimit të tij me kompaninë GEN-I

Ferat Shala: Martin Berishaj nuk e ka thënë të vërtetën sa i përket bashkëpunimit të tij me kompaninë GEN-I

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin Martin Berishaj, Ferat Shala ka deklaruar se presioni i Partisë Demokratike të Kosovës e ka sjellë ambasadorin Martin Berishaj në komision hetimor parlamentar. Deputeti Shala ka shpjeguar detaje nga intervistimi i Berishajt, që ishte zhvilluar në komisionin hetimor. Ferat Shala ka deklaruar se ambasadori Martin Berisha nuk e ka thënë të vërtetën rreth transaksioneve me kompaninë nga Beogradi GEN-I dhe me këtë  akt ka kryer  vepër penale. Nuk e ka thënë të vërtetën sa i përket bashkëpunimit të tij me kompaninë GEN-I, pasi ai  realizoi transaksione bankare në kohën kur ishte nën hetim nga komisioni parlamentar. Arroganca dhe përbuzja e komisionit hetimor është përgjegjësi e tyre. Ne kmi bërë punën tonë, kemi bërë raportin i cili nuk është votuar nga Vetëvendosja  por në fund pasojat do t’i bartin vetë ata, ngase tashmë dihet pothuajse i gjithë zinxhiri i përfshirjes në këtë skandal”, ka saktësuar anëtari i komisionit hetimor parlamentar Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …