Ferit Hoxha i drejtohet Gjuriqit: “Uji është jetë, ai nuk mban pasaportë”

Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha i është përgjigjur deklaratave të homologut serb, Marko Gjuriq, duke kërkuar që debatet mes vendeve të rajonit të orientohen drejt dialogut dhe bashkëpunimit. Në reagimin e tij, Hoxha është ndalur te çështja e lumit Ibër dhe debatit për burimet ujore, duke theksuar se uji nuk mund të ndahet sipas kufijve politikë. “Uji është jetë. Ai nuk mban pasaportë, nuk lexon hartat politike dhe nuk ndalet të pyesë se në cilën anë të kufirit po rrjedh”, ka shkruar Hoxha. Sipas tij, burimet ujore nuk duhet të shndërrohen në mjete presioni ndërmjet shteteve, pasi çështje të tilla lidhen edhe me bashkëjetesën dhe paqen në rajon. Hoxha ka theksuar se lumenjtë duhet të lidhin përgjegjësitë, ndërsa kufijtë të përcaktojnë juridiksionet.Në përmbyllje, kryediplomati shqiptar ka bërë thirrje për “më shumë Evropë, më pak mitologji”, duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për një Bashkim Evropian ku do të përfshiheshin Kosova, Serbia dhe vendet e tjera të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

IKD: Vazhdimi i seancës më 8 gusht solli shkelje të reja kushtetuese, Dehari po e instrumentalizon funksionin

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka deklaruar se vazhdimi …