Brickos

Ferit Ramadani 130-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Epopeja legjendare për mbrojtjen e tërësisë së Atdheut nga armiqtë e shumtë, i mbushi 130 vjet kushtrimi për ta realizuar Programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare! Lufta këmbëngulëse e saj u përball me vullkane e stuhi rrebeshesh që ranë mbi shqiptarët, nga armiqtë e shumtë që deshën t’ua cenojnë skajshmërisht lirinë dhe t’i nënshtrojnë sipas skenarëve të nënshtrimit, që në tokën e Arbrit të zhvilloheshin gjymtyrët e xhelatëve perandorë, siç ishin dhe mbetën serbët, sllavomaqedonët, malazezët e të tjerë.
Ata me orgji të ndryshme iu vërsulën dhe e goditën, e vranë dhe e dogjën shumë herë Arbërinë! E ndanë dhe e sakatuan! E fyen ndërgjegjen e shqiptarit kudo që ish, por se mposhtën se ai, gjithmonë u ngrit nga pasojat përherë më i fortë dhe me ndjenjën e shqiptarisë luftoi kundër Perandorive që sollën Traktatet e robërisë që nga Shën Stefani e deri tek Rambuje e Marrëveshja Karikaturë – Kornizë e Ohrit !
Lidhja Shqiptare e Prizrenit qysh nga 10 qershori 1878, u shndërrua në jehonë e kushtrim se si duhet të bëhet legjitime e drejta natyrore e Tërësisë së Atdheut – Shqipëri, e ndarë si më zi, dhe me pasojat që shqiptarët pësuan nga përndjekjet, burgosjet dhe vrasjet e shumë natyrave, nga Traktati famëzi i Shën Stefanit e deri sot! 
Qysh atëherë e deri sot, për 130 vjet përballen Abdylat, Mic Sokolat, Sylejman Vokshët, Sefë Kosharet për ta mbrojtur e për t’i dalë zot asaj Cope të Atdheut që iu vërsulën ta përpijnë si hiena sllavët me çetnikë e me vojvodë , të përkrahur edhe nga dobiçët e tjerë ortodoksë! E shqiptarët, prej pushtimit të Sulltanit dhe Portës së Lartë ranë në kthetrat e kryqit serb i cili, u shfaq si diktat për ta zhdukur qenësinë shpirtërore dhe fizike të shqiptarëve! Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare, e shqetësuar deri në kulm, u bë baza e organizimit të veprimtarisë për ta mbrojtur shqiptarinë ! 
Në përballje të ashpra me tiranët sllavë ajo eci drejtë përparimit! Në optikën e saj pati gjithmonë një sintezë historike e cila, është ndeshur me pikëpamjet e nihilistëve, shovinistëve dhe pushtuesve të ndryshëm të cilët me dinakëri ia ndanë dhe ia prenë Arbërisë gjymtyrët e vet. Qysh atëherë, në globin tokësor, trungu shqiptar i ndarë kullon gjak e vrer. Një copë skelet – Shqipëri, mbeti të blerojë e vetmuar që nga 1912 e këndej, duke e kërcënuar ta mbjellin farën bizantine! Sa përmasa të Atdheut u bënë poligone përndjekjeje dhe pastaj u shpërndanë si dhurata dhe hise sipas dëshirës së Fuqive të Mëdha të shprehura në Kongresin e Berlinit! Ishin ato tokat shqiptare të nxjerra në pazarin e zi të politikës që me dredhi i mori Cetina, Serbia, Greqia…! Ishin ato tendencat e rrënimit kundër ndjenjës shqiptare, që tokat e saj dhe shqiptarët të bien pre e pushtimit në Plavë e Gusi, në Kosovë, në Pollog e Pellagoni, në Prevezë, Artë, Janinë e Çamëri, që përjetuan dhunën terrorin dhe veprimin reaksionar të përkrahur nga Carët e Rusisë! 
Për këtë krerët e Lidhjes Shqiptare ishin të indinjuar thellë, ndaj u ngritën kundër Vendimeve të Kongresit të Berlinit që padrejtësisht i la nën thundrën e pushtuesve mbi 100 000 kilometra katror të Arbërisë! Kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u bënë karakteristikë e këmbëngultësisë se si kundërshtohet shkëputja e territoreve, dhe si nuk ndalet së frymuari ideja për bashkimin dhe pavarësinë e trojeve shqiptare. Edhepse kishte karakterin çlirimtar, nëpër shumë momente ajo u përball me shpifje duke e paraqitur si rrymë me program ideologjik dhe me karakterin islamik! 
Lidhja shqiptare ishte, ndaj u bë edhe arenë e një humanizmi evropian e ndërkombëtar! Ajo edhe mëtutje këmbënguli duke pasur rolin aktiv të ndreqjes së gabimeve dhe korrigjimin e historiografisë për gjeostrategjinë dhe vlerat e popujve ballkanikë, por, atë e goditën popujt reaksionarë, që ia futën flakën Ballkanit, dhe pastaj, u çorrën se janë për respektimin e të drejtave dhe lirive kombëtare! Pothuajse gjatë gjithë këtyre viteve që nga themelimi i saj, ajo u qëndroi gjithë qerthujve të vlerësimeve reaksionare, dhe me faktografinë e arsyes doli në rrugën e mbarë ku obcioni politik dhe kufizimi i kornizës së vlerës së Pavarësisë është ma afër se kurrë ! 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit është bërë arteria e përherëshme dhe më kryesorja që i lidh gjithë pjesët dhe gjymtyrët e Atdheut! Prej asaj kanë dalë alternativat e veprimit dhe mbrojtjes shqiptare. Ajo është bërë burimi i rrjedhave dhe mund të konsiderohet si kompleks i ngritjes së faktorëve shqiptarë që dalin së bashku me kërkesa për liri, bashkim e pavarësi, sepse ata që e formuan, ishin të gatshëm deri në vetëflijim, ta mbrojnë tërësinë e Atdheut, poashtu siç janë të gatshëm brezat ta mbrojnë edhe me luftën e armatosur! 
Në këtë dimension populli shqiptar ka dhënë bijtë e vet legjendarë për të cilët gjeostrategjia dhe historiografia e trimërisë ka shkruar shumë vlerësime pozitive! Prej tyre, janë mahnitur në arenën ndërkombëtare shumë mekanizma dhe si rezultat i asaj mahnitjeje, shqiptarët e kanë fituar edhe simpatinë dhe përkrahjen e tyre për të këmbëngulur drejtë Bashkimit dhe Pavarësisë ! 
Në rrethana të ndërlikuara të politikës dhe ideologjisë, Lidhja Shqiptare Kombëtare të shpeshtën është ndeshur me kushtet e rënda të agonisë mesjetare. Reaksioni i egër dhe ofanziva e kryqëzatave bizantine sllave, dhe shovenizmi ballkanik të përkrahur nga carorusia Putinase ka dashur ta nëpërkëmbë ndërgjegjen e Lidhjes Shqiptare! Gjithë ajo strukturë e pushtimit qëndroi nën një ombrellë që i realizonte interesat e përbashkëta duke bashkëpunuar e shpërndarë trojet shqiptare. Edhe më vonë që nga 1940 deri më 1978, ku u mbushën 100 vjet të veprimit të Lidhjes Shqiptare, të njëjtit pushtues me të njëjtën platformë të pansllavizmit i përndoqën dhe i vranë rilindasit përparimtarë të Kosovës! I mbushën burgjet e Goli Otokut, Gradishkës, Idrizovës…! Vargane të demokratëve dhe iluministëve i mbyllën të kalojnë vitet e rinisë vetëm e vetëm, ta mbajnë nën kthetra kauzën shqiptare. 
Por, ajo u bë karakteri i notës revolucionare dhe gjithkah ndezi flakadanin drejt çlirimit! Dilnin përpara Abdyli e Mici, Sulejman Vokshi e Sefë Kosharja dhe përballeshin me epokën para gjyqit! Ashtu siç përballeshin pas një shekulli Adem Demaqi, Jusuf Gërvalla, Abedin Hyseni, Avni Elmazi, dhe Baca i shkencës për ligjësinë e shqiptarisë Ukshin Hoti…! Po si ata legjendarët e dalur nga legjenda edhe Baca Adem Jashari, kryekomandanti i Ushtrisë çlirimtare të Shqiptarëve! Hamza, Fehmiu e Xheva, Agimi e të tjerë…! 
Për trupin e Atdheut të robëruar, për çdo katror të saj, kanë rënë heronjtë legjendarë! Nga bima e djallit pushtues të pansllavizmit, shqiptarët me dredhi janë vrarë e janë djegur, janë vjedhur e dhunuar deri në barbari! Po e njëjta praktikë bizantine është prezente edhe pas 130 vjetëve nga formimi i Lidhjes Shqiptare Kombëtare! Gjymtyrë të përdala e kanë ngatërruar qenësinë shqiptare edhe kur sjellin vendime e harrojnë datat kombëtare, edhe kur hyjnë në garë për të krijuar struktura funksionale që ta mbrojnë atë pak hise të krijuar amalgam bashkëjetimi me robëruesit ! 
Për trungun etnik të shqiptarëve, bijtë e saj përballen edhe në baushtellët e Evropës, edhe në restoranet e Amerikës, edhe në burgjet sllave. U përballën në Preshevë e Bujanoc. Në Likovë e në Tetovë! Por me të njëjtën strategji amalgamët dhe gjymtyrët e përdalura me ndërkombëtarë e me shkinokaurri ranë në ujdi të marrëveshjeve, kipca të Shën Stefanit! E me to, shfarohet prezenca e shqiptarëve që duhet të veprojnë të nënshtruar! Me ato projekte u veprua në Nish, Leskoc dhe Vranjë. Ashtu veprojnë në Kumanovë, Përlepe e Manastir! Ashtu vepruan në Konicë, Janinë e Prevezë. Me ato kipcMarrëveshje të Shën Stefanit : 
Njëqindmijë kilometra katrorë, njëqind e tridhjetë vjetë robëri! Prandaj, të kanë dalë bijtë e shqipes, dalin e do të dalin, t’i shërojnë plagët e robërisë duke ia mbledhur tërësinë Atdheut të coptuar e të nënshtruar! Edhe në beteja! Edhe në tryeza marrëveshjesh! Por djajtë, djaj mbetën sërish! 
Ribashkimi i këtyre Traktateve famkëqij kurrë nuk është bërë pa i krijuar rrethanat që flasin për tragjedi! Nëpërmes granatimeve, flakës e zjarrit, dhunës, vjedhjes e terrorit, grabitqarët e tokave shqiptare, gjithmonë kanë vepruar pa e pasur kujdesin dhe mirëkuptimin! Megjithatë shqiptarët duke e pasur idenë dhe konsideratën për Pavarsi dhe Bashkimin, kanë dalë ballëpërballë gjithë këtyre makinerive vrastare dhe e kanë bërë kërkesën legjitime. Aksionet vrastare, diplomacia dhe propaganda shoviniste kurrë nuk i ka shembur. Ashtu siç nuk mundet t’i shembë nga transheja e kërkesës bijtë e ngujuar të Vetëvendosjes, që përballen me alarmet e zhvendosjes dhe me granatimet e vazhdueshme të forcave policore e ushtarake të UNMIKstanit Ahtisarist! Ata janë bërë një dhe frymojnë sipas parimeve që i pati Prizreni legjendarë, ku solli vendimet se do të veprojë si Lidhje Shqiptare për ta ringritur Rilindjen Kombëtare Shqiptare. 
Të asaj ndjenje kanë dalë e do të dalin edhe nipërit e stërnipërit e saj dhe me zërin e kushtrimit si Abdyli e Mic Sokoli, si Sylejman Vokshi e Sefë Kosharja, do të rreshtohen t’i presin gjylet e pushtuesve duke ia bërë me dije edhe Fuqisë së madhe të Botës se: Do ta japin edhe jetën vetëm për të drejtën, barabarësinë e lirinë! 
Është Lidhja Shqiptare kjo! Amaneti që u flet brezave që të zgjohen e të shndërrohen në jehonë legjendare për Bashkimin dhe Pavarësinë e Atdheut të quajtur Shqipëri e Bashkuar!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …