Me rastin e përfundimit të Festivalit të vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2024” kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi përmes rrjetit të tij social facebook ka falenderuar pjesëmarrësit si qytetarë nga Kosova, bashkëkombës nga trevat shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës, që për tri ditë rresht morën pjesë në aktivitetet e begatshme dhe në koncertet e festivalit.
“Festa e rrushit, që dikur festohej thjesht nga vreshtarët e Rahovecit, tani është një festival madhështor që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Një kombinim i përkryer mes argëtimit, traditave dhe përvojave unike, ku të gjithë patën mundësinë të përjetojnë mikpritjen e ngrohtë dhe bujarinë tonë, të shijojnë verën dhe rakinë rahovecase, të njohin trashëgiminë tonë kulturore dhe natyrore, si dhe potencialet turistike.
Një falënderim i veçantë shkon për institucionet, për delegacionet e shumta, për ambasadat dhe për të gjithë partnerët që morën pjesë, duke e bërë këtë festival edhe më të rëndësishëm!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
