Festivali i Plisit, do të mbahet më 28 Nëntor në Sheshin “Skënderbeu” në orën 13:30, në Prishtinë

Festivali i Plisit, do të mbahet më 28 Nëntor në Sheshin “Skënderbeu” në orën 13:30, në Prishtinë

Festivali i Plisit, do të mbahet më  28 Nëntor në Sheshin “Skënderbeu” në orën 13:30 në Prishtinë. Ky festival mbështetet nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës. Trashëgimia kulturore është pjesa më me vlerë e identitetit të një kombi, i cili gjithashtu sikurse trashëgimia kulturore e çdo shteti, i jep vlerë trashëgimisë kulturore botërore në tërësi. Një lidhje e fortë në mes të të rinjve të një shteti me trashëgiminë e tyre kulturore siguron jetëgjatësinë e një kombi. Mishërimi i të rinjve me elementet më kryesore të trashëgimisë tonë kulturore nuk guxon të zbehet dhe të rinjët tanë nuk duhet t’i shohin këto elemente vetëm si diçka nga e kaluara dhe jo të rëndësishme për promovim tek të tjerët. Të rinjët tanë duhet të jenë të vetdijshëm që ne kemi një simbol kulturor tradicional shumë të veçantë si puna e plisit, që jorastësisht cilësohet dhe mund të konsiderohet si ndër kapelat më të veçanta ekzistuese, që prej simbolikës historike që ngërthen në vete, mënyrës së përpunimit (materialit prej leshit të përodur për ta mbuluar kokën) e deri tek shtrirja e gjerë e përdorimit në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …