“Sunny Hill”, nga 2020-ta do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë

Ngjarja e madhe kulturore në Kosovë, e cila ka bërë bujë ndërkombëtare, festivali “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka pritur në takim përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorët, dhe u dakorduan që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë. Misioni ynë është që ta promovojmë vendin tonë në botë, dhe ta nxisim turizmin kulturor në vend, përmes promovimit të vlerave tona të përbashkëta, ka thënë ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi …