Fidair Berisha: Rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar për luftimin e kriminalitetit

Fidair Berisha: Rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar për luftimin e kriminalitetit

Tani kriminaliteti është njeri ndër preokupimet qenësore në shtetin e ri të Kosovës,kur e themi këtë e kemi parasysh faktin se sa është dhe sa do të jetë stabile çështja e sigurisë kombëtare duke e marr për bazë një zhvillim kaq të hovshëm të kriminalitetit. Temat te cilat  duhet të trajtohen në kohën e tanishme i përkasin disa problemeve  madhore të cilat potencialisht mund të kërcënojnë tani por edhe në të ardhmen sigurinë e shtetit të Kosovës. Terrorizmi, krimi organizuar, krimet kibernetike, trafikimi me njerëz, etj, janë bërë me të njohura si rreziqe që duhet më tepër trajtuar më thellësisht nga elita e eksperteve të fushës së sigurisë. Tani më dihet se krimi çdo herë e më tepër ka nje dispersion transnacional dhe paraqitet nevoja që bashkëpunimi në mes shteteve të jet i domosdoshëm pasi qe asnjë shtet qoftë ai edhe më i fuqishmi në kuptim të kapaciteteve të larta profesionale , nuk është më në gjendje të mbrohet ose të jetë i paprekshëm nga  kërcënimet e kriminalitetit bashkëkohor.

 Jo rastësisht thuhet se një ndër faktorët esencial për ngritjen e sigurisë në shtet dhe për luftimin e disa llojeve të kriminalitetit  është komunikimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë  me shtetet e rajonit. Nëse nisemi nga analizat e deritanishme ato na tregojnë që komunikimi është një proces i dyanshëm që konsiston në lidhjen e njëpasnjëshme të disa elementëve te cilat, ashtu si dhe në fushat e tjera, i gjejmë të mëshiruar edhe në komunikimin policor përmes organizatave policore. Dhe për të qen i suksesshëm ky  komunikim duhet mbështetet fort në dy linja kryesore që janë kultura dhe strategjia,pra pa këto dy linja policia s’do të arrinte objektivat e sajë me sukses  në rrafshin e bashkëpunimit ndër shtetëror.

Vetë kultura është një kontekst në të cilin studiohet komunikimi , po ashtu dhe çdo organizatë policore ka kulturën e vet e cila është brenda kontekstit të kulturës kombëtare dhe institucionale .Por në rastin e marrëdhënieve policore ndërkombëtare, komunikimi, duhet te jetë i radhitur ndër prioritetet shtetërore duke qenë i  udhëhequr nga profesionistët e fushave  të caktua në mënyre që të krijohet mirëbesimi ndërmjet institucioneve të Policisë së Kosovës dhe atyre të rajonit. Pra mund të konkludojmë se ashtu siç evoluojnë gjërat e tjera duhet që të mendohet edhe për ndryshim të mentalitetit dhe një përshtatje me mentalitetin evropian e më gjerë në mënyrë që të vije në shprehje ndërtimi i partneritetit me efektiv në parandalimin dhe luftimin e krimit. Strategjia është një linje mjaft e rëndësishme ku mbështetet komunikimi. Vendosja e linjave te komunikimit do të ishte shtylla kryesore e realizimit të strategjisë  së parandalimit dhe luftimit te krimit.

 Në fushën policore,e cekem që gjithmonë në kuadër të bashkëpunimit, komunikimi ishte ndër faktorët esencial për të arritur deri te qëllimi i duhur,Kosova deri më tani  dihet  se  nuk është anëtare e Interpolit dhe Europolit, lirisht mund të themi se përkundër një bashkëpunimi mjaft të mire në fushën e sigurisë, prapë se prapë, Kosova është e hendikepuar në këtë segment deri sa të mos jetë pjesë dhe me të drejta të barabarta me shtetet anëtare në Interpol dhe Europol. Por, para se te jemi pjesë e Organizatave siç janë Interpoli dhe Europoli, ne  duhet të kalojmë nëpër disa faza të cilat duhet patjetër respektuar,  sepse në këto faza shumë  të rëndësishme ka  krijimi i besimit që është një ndër kushtet për bashkëpunim me vendet e rajonit. Ne fazën e parë parashihet sinqeriteti si një fazë mjaft e rëndësishme gjatë së cilës krijohen përshtypjet e para. Zakonisht në këtë fazë shkëmbehen informacione sipërfaqësore, por duhet pasur mjaft kujdes dhe parasysh që zakonisht janë informacione tashmë të ditura apo të verifikuara të cilat shërbejnë vetëm për “testim”, ku bëhet vetëm dërgimi i informacioneve të para tek njeri-tjetri me anë të të cilave tentohet të provohet serioziteti dhe sinqeriteti në mes të shteteve bashkëpunuese. Gjithashtu në  këtë  fazë vjen në shprehje reciprociteti  dhe jo qëndrimi paternalist nga njeri shtet, siç është qëndrimi të madhit ndaj të voglit,po ashtu në ketë fazë, provohen “konfidencialitetet” në mënyrë që të krijohet mirëbesimi reciprok. Ne fazën e dytë parashihet konsolidimi i besueshmërisë dhe realizimi i kësaj faze kryhet nëpërmjet kalimit të informacioneve të konsideruara nga burime të besuara dhe të provuara sekrete dhe për probleme të konsideruara të rëndësishme.

 Pra në këtë fazë informacionet i përkasin nivelit më të lartë të sekretësisë dhe duhet pasur parasysh që edhe në këtë fazë, informacionet janë përsëri të ditura apo të verifikuara. Faza e tretë ka të bëjë me operativitetin dhe kjo është një fazë në të cilën organizatat policore bashkëpunuese e kanë kaluar me sukses kohën e provës duke provuar kështu sinqeritetin dhe reciprocitetin. Në këtë faze, shikohet mundësia e realizimit të operacioneve me pjesëmarrje dhe detyra të përbashkëta për të dy palët, ku hartohen dhe realizohen plane të përbashkëta dhe detyra të ndara ,si dhe realizohet analizë (në kuptimin e analizës së informacionit) për kryerjen e detyrave të planit të përbashkët ,dhe në këtë fazë duhet pasur shumë kujdes për mos ekspozimin e burimeve të informacionit. Faza e katërt është faza më e rëndësishme e bashkëpunimit, në të cilën  arrihet kulmi i besueshmërisë dhe konfidencialitetit mes shërbimeve bashkëpunuese të shteteve. Kjo fazë  tashme veç ua mundëson shteteve në bashkëpunim kryerjen e operacioneve të përbashkëta , përdorimit në kompleks të masave si agjenturore ashtu dhe operacionale, shkëmbim informacioni, përdorim teknikash, e të tjera të kësaj natyre, të përbashkëta, përdorimin e burimeve sekrete të informacionit, por pa ekspozuar identitetin e tyre para njeri-tjetrit (vetëm në raste shumë të rralla e të përligjura mund të ekspozohet identiteti i tyre para partnereve). Për të pasur  siguri më të madhe natyrisht se strategjia e komunikimit, luan një rol të madh në vendosjen e besimit reciprok dhe besueshmëria është një variabël që varet nga rrethana të caktuara të secilit element të komunikimit.

Gjithashtu dihet se nëse një organizatë policore tenton të hyjë në marrëdhënie bashkëpunimi më një tjetër, paraprakisht i nevojitet një performancë paraprake dhe  profesionalizëm i lartë në mënyrë që të tregoj aftësitë dhe kapacitetet që ka në fushën sigurisë, po ashtu ajo duhet të reklamojë edhe përvojat e veçanta dhe arritjet në luftimin e kriminalitetit. Natyrisht kur institucioni e dëshmon një shkallë të lartë profesionalizmi përballë partnerit, e rritë  besueshmërinë e tij, për bashkëpunim. Deri me tani është e dëshmuar se edhe në fushën policore, bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të zhvillojë e të mbështetet në atë që quhet “strategjinë e integruar të komunikimit”, sepse pa aplikimin e kësaj strategjie vështirë se  krimi do të minimizohej deri në atë shkallë  që të mos e rrezikoj sigurinë nacionale. Për të arritur një shkallë edhe më të lartë të bashkëpunimit ndërshtetëror, politikat e menaxhimit të institucioneve duhet të jenë të udhëhequra pikërisht nga njerëzit meritor, dhe parimi  meritokracisë, duhet të filloj të jetë në agjendën e politikave institucionale. Është domosdoshmëri e kohës të fillohet që të mendohet me një logjikë, pak më ndryshe, në kuptim të menaxhimit Institucional, dhe duhet të nisemi nga logjika se, “asgjë nuk është më e rëndësishme se vet shteti”.

(Fidair Berisha PhD Kandidat i Sigurisë)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kultura e tolerancës fetare të shqiptarëve është një fenomen “sui generis” në historinë e qytetërimit

Toleranca dhe kultura fetare shqiptare, nuk kanë  të bëjnë me “harmoninë” mes feve, sepse fetë …