kek
MIT
Airport Adem Jashari
Fillimi / Institucionet / Filloi hapja dhe zgjerimi i puseve për ujë në Gurbardh

Filloi hapja dhe zgjerimi i puseve për ujë në Gurbardh

Në Gurbardh të Komunës së Malishevës, në bashkëpunim në mes të KRU “Hidroregjioni jugor” dhe Komunës së Malishevës, kanë filluar shpimet për hapjen e puseve në ujësjellësin e këtij fshati, prej ku furnizohen katër fshatra me ujë për pije. Ditëve të fundit, puset në këtë ujësjellës, kanë shteruar. Punimet në hapjen e puseve i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë njoftuar me ecurinë e punimeve. “Puset kanë shteruar dhe jemi të detyruar që të bëjmë hapjen e puseve, edhe për rritjen e kapaciteteve, për këtë ujësjellës”, tha Berisha. Përndryshe, ditë më parë, Kompania Regjionale e Ujërave “Hidroregjioni Jugor”, kishte deklaruar se kanë shteruar puset, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019.

Kontrolloni gjithashtu

Takohen kryetarët e dy komunave, Deçanit dhe Plavës ,rruga Deçan-Plavë cilësohet te jetë projekt shekullorë dhe vepër jetësorë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës, ...