FILLOI PUNA NË REHABILITIMIN E RRUGËS PANTINË-OSHLAN

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan,Vushtrri. Lekaj theksoi se fillimi i këtij projekti simbolizon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore lokale, por para së gjithash, përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane. Ky projekt është financim i MIT-së dhe ka kosto 827 mijë e 163 euro. Me gjatësi prej 2.7 kilometra, brenda këtij projekti përfshihen: zgjerimi i rrugës, asfaltimi me dy shtresa, trotuaret, sinjalisitika horizontale dhe ajo vertikale, si dhe lëshesat gypore përgjatë rrugës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …