Brickos

Fillon para pazari i rëndë për ndarjen e posteve në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes

Fillon para pazari i rëndë për ndarjen e posteve në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të shtetit, bëjnë më pak se pozita e kryeministrit, duke lënë të kuptohet se lufta për ndarjen e pozitave qeveritare, mes LDK-së dhe Vetëvendosjes  do të jetë mjaft e tendosur. Ajo pastaj ka treguar  se si do të ndahen ministritë nëse arrihet marrëveshja për koalicion. Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkohet me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri të tjera. Infrastruktura mbetet vetëm. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror do të bashkohet. Po ashtu është një skenar ku Ministria e Administratës Publike do të shkrihet me një ministri tjetër. Ministria e Mbrojtjes do të mbetet e veçantë, po jo edhe Ministria e  Bujqësisë. “Dy ministri do të jenë për komunitete, dhjetë për shumicën, ka thënë Vjosa Osmani pa treguar se cilat ministri do ua caktojnë minoriteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …