Fitim Gashi: ÇFARË HIPOKRIZIE NGA ATA QË QUHEN ADMINISTRATË DHE NUK I PËRFAQËSOJNË AS FAMILJET E TYRE

Fitim Gashi: ÇFARË HIPOKRIZIE NGA ATA QË QUHEN ADMINISTRATË DHE NUK I PËRFAQËSOJNË AS FAMILJET E TYRE

Sot në seancën e Kuvendit Komunal në Drenas dëgjova duke u lexuar  një letër të shkruar nga e ashtuquajturit “Administrata e Fshatit Llapushnik” dhe të lexuar  përmes një asambliste të VV-së ku kundërshtohej asfaltimi i rrugës Llapushnik Berishë, një projekti jetik që lidhe komplet bjeshkët ku është zhvilluar lufta e UÇK-së dhe ku kanë shpëtuar 75 mije banorë. Tek dëgjoja leximin e kësaj letre mendoja vetem këto gjera: kush janë ata që në emër të  Administratës së Fshatit Llapushnik janë:

– Kundër ndërtimit të rrugës që dërgon Tek varrezat e dëshmorëve ne Kleçke;

– Kundër ndërtimit të rrugës që dërgon Të përmendoret e dëshmorëve Imer Alushani,  Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ismet Jashari, Mentor Gashi, Islam Kastrati e shumë e shumë dëshmorëve të tjerë;

– Kush janë ata që kundërshtojnë ndërtimin e  rrugës që dërgon  tek Shtëpia muze e Radios “Kosova e lirë” dhe Agjencia e lajmeve “KosovaPress” në Novosellë, tek shtëpia muze e Xha Nezës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së – Divjakë, tek Shtabi i Brigadës 121- Kleçkë, në Luzhnicë etj.

– Kush janë ata që po i pengon kjo rrugë që 75 mije banoret që kanë shpëtuar jetën në këto male të kanë mundësinë me të lehtë të vizitojnë gryka e vende ku kanë luftuar e kanë jetuar;

– Kujt po i pengon që mijëra e mijëra turistë nga Kosova e jashtë saj të kanë mundësinë të vizitojnë Nënkalanë e Llapushnikut të quajtur Gradinë, Shpatin e Kullës që është një trashëgimi në vete, pozicionet në të cilën kishte luftuar UÇK-ja etj;

– Kujt po i pengon që rrugën që dikur e njihnim si rruga me e frekuentuar e UÇK-së të mos ndërtohet sepse atje ka gjak çlirimtaresh, fërkem çlirimtaresh e kujtime çlirimtaresh;

– Kujt po i pengon që ata qindra banore që jetojnë në rrafshnaltë (Berishe, Fshat i Ri, Divjak, Kleçkë e deri në Luzhnicë) ta kanë me të lehtë lëvizjen dhe të ju kursehen së paku 50 kilometra në drejtimet e tyre për Prishtinë;

– Kujt o i pengon që vendi ku luftoj Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Fehmi Lladrovci, Imer Alushani, Ismet Jashari, Jakup Krasniqi,  Rexhep Selimi e shumë e shumë patriot të tjerë të gjallë e të vdekur mos të munden të vizitojnë kujtimet e tyre.

– Kujt po i pengon që të rinjtë tanë, qytetaret tonë të njoftohen edhe me përmendoret e Tahir e Rifat Berishës atyre njerëzve vizionar për vendin;

– Kujt po i pengon që të shtrohet kjo rrugë ku jave me parë edhe pse në kushte të vështira parakaloj FSK-ja, dhe kjo ushtri e jona nuk e harroj vendin ku filloj historia e saj;

– Kush janë ata që kundërshtojnë këtë rrugë në të cilën do të mundësoj zhvilli ekonomik, turizëm e vende përplot histori për vizitoret anekënd botes

Pra ata janë ASKUSHI dhe nuk më përfaqësojnë mua, fshatin tim e as vlerat e luftës.

Pas 23 viteve në Liri i vetmi kryetari Ramiz Lladrovci ndërmori një hap të tillë për të bërë të qasshme rrugën ku shkeli e mbijetoj UÇK-ja, rrugën e patrioteve e çlirimtarëve, rrugën ku Llapushnikasit e frekuentuan në ditët me të vështira dhe sot persona që thirren në emër të Administratës e kundërshtojnë atë. Jam thellë i bindur së Kryetari Lladrovci nuk do dëgjoj një grusht personash pa identitet, por zemrat e atyre njerëzve që me padurim presin të realizohet një projekt i tillë.

Rruga për Berishë do të jetësohet edhe pse njerëz të tillë si kjo që pamë sot e penguan 23 vite me radhë. Ne pagëzojmë kryetarin Lladrovci që me në fund po ja kthen shkëlqimin vendeve ku spikasin vlerat e luftës dhe i themi se 99% e zemrave të njerëzve të Llapushnikut janë me ty në realizimin e këtij projekti madhor ndërsa vetem 1% mund të jenë argat të atyre që penguan këtë rrugë 23 vite me radhe. Në këtë rast e garantojmë z.Lladrovci që e ashtuquajtura Administratë e Llapushnikut nuk na përfaqëson ne dhe kërkojmë zgjedhje të reja të përfaqësuesve legjitim e që mbrojnë interesin e fshatit tonë.

Mos të harrojmë së në qeverisjen e z.Lladrovci janë realizuar shumë projekte të mëdha në Llapushnik dhe madje sot është miratuar edhe Harta Zonale që ja mundëson Llapushnikut që në dy anët e Autostradës në thellësi prej 200 metrash të jetë zone ekonomike, e që do të na mundësoj zhvillim dhe perspektivë. Prandaj të gjithë ata që pa u konsultuar më asnjë Llapushnikas në emër të nje faqe paraqesin qëndrimet personale si qëndrim të fshatit i themi se do i padisim sepse keqpërdorimi i detyrës i emrave të të tjerëve paraqet vepër penale.

Si një ish-ushtar i UÇK-së jam i gëzuar që më në fund po jetësohet projekti me i madh i komunës sonë në Drejtim të zonës ku shumë shokë dhe shoqe, shume martirë e dëshmorë kanë dhënë jetën.

Fitim GASHI – ushtar i UÇK-së  gjatë luftës, nga fshati Llapushnik

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …