leoni

Fitim Havolli: Besimi qytetar duhet të shkojë aty ku e ka adresuar qytetari ,e jo komisioneri

Fitim Havolli: Besimi qytetar duhet të shkojë aty ku e ka adresuar qytetari ,e jo komisioneri

Akuzat për tjetërsim të vullnetit të votuesve kanë prekur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kandidati për deputet i kësaj partie, Fitim Havolli, në një postim ka shkruar se ka fakte se komisionarët kanë bërë jo vetëm gabime teknike, por edhe aso politike. “Gabimet e mëdha në çdo rinumërim të kutive me formularë të dorëzuara në KQZ , japin indikacione të mëdha për rinumërimin e gjitha kutive në secilin vend! Rinumërimi i votave për kandidatët brenda partive vetëm sa i fuqizojnë ata/ato, por ka edhe shumë të tjerë që pritet të dalin fitues! Në secilën kuti ka ndryshime të votave në rinumërim”, ka shkruar Havolli. Ai ka thënë se “ka gabime teknike, por ka edhe gabime politike”. “Besimi qytetar duhet të shkojë aty ku e ka adresuar qytetari ,e jo komisioneri!”, ka thënë Havolli, teksa ka thënë se po jep edhe një shembull për ilustrim, e duke tërhequr vërejtjen se në secilën kuti ka të tilla gabime. “Nëse rinumërohen të gjitha kutitë, një 10-she e kandidatëve mund edhe të jetë e tillë, të tjerët do të lëvizin nga pozicionet e dala nëpër gazeta të ndryshme! Unë pres rezultatin preliminar të KQZ-së, pastaj do ngrehim shqetësimet tona faktike bashkë me shumë kolegë të tjerë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Vjosa Raif Osmani: Disa gazetarë janë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, por s’dua të ndërhyj në hetime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë deklarata të forta duke thënë se disa gazetarë …