Prokuroria e Gjykatës Speciale fton për hetime edhe mjekun e luftës së UÇK-së, Fitim Selimi

Fitim Selimi: Idiotësi apo tradhti!?

Bota e civilizuar qe i bashkoi armët me ato të UÇK-së, që iu bashkua vullnetit për çlirim të popullit të Kosovës nga okupimi klasik serb, i ka të njohura mirë argumentet që e dëshmojnë të vërtetën tonë.
E vërteta është një dhe s’bëhet ndryshe.
Është e metë deri në faj e njerëzve tonë përgjegjës institucional dhe e atyre që përfaqësojnë mendimin shkencor e intelektual, që për këtë të vërtetë të hidhur dhe krenar të vuajtjes e të përpjekjes sonë të lavdishme, nuk bënë atë që duhet, për ta shndërruar në digë të pakapërcyeshme morale e formale për privilegjet dhe diskriminimin pozitiv që ju bë dhe që në vazhdimësi po ju bëhet instrumenteve kryesorë të përndjekjes, dhunës, burgosjeve, vrasjeve individuale, masakrave deri të dëbimi nga trojet stërgjyshore të njerëzve tonë.
Me këmbëngulësinë tonë të ligjshme, asnjë privilegje nuk do të gëzonin veglat e Beogradit që të silleshin lirshëm në terrenin e gjahut të vetë, në terrenin ku ushtruan dhunën qe e pa dhe e përjetoi një botë e tërë.
Aspak dhe me asgjë nuk do të cenohej miqësia jonë me botën e civilizuar, nëse do të vendosnim, që përderisa të vazhdojë qëndrimi e sjellja fyese e autoriteteve të Beogradit ndaj së vërtetës tonë, ne nuk do të jemi të gatshëm të uleshim në një tryezë me Serbinë, për cilëndo çështje.
Nuk duhet që edhe më, të mbetet çështja jonë në suaza të trajtimeve të zakonshme ditore, as për politiken tonë as edhe për atë ndërkombëtare, kur substanca jonë qytetare me gjenerata të tëra po cenohet në të gjitha aspektet, kur Kosova po zbrazet përditë e më tepër nga pjesa më përmbajtjesore e saj.
Deri sot, ende nuk kanë pushuar asnjëherë arsyet dhe motivet të cilat na udhëhoqën në përpjekjen për çlirim, pra as arsyet për të cilat bashkësia ndërkombëtare iu bashkua luftës tonë për liri.
Përse do të duhej të na hidhërohej dikush nëse ne vazhdojmë përpjekjen për ruajtjen e identitetit tonë dhe arritjen e lirisë e barazisë tonë?!
Askush nuk mund të na e imponoj dialogun me palën destruktive e cila ndaj nesh është në borxh deri mbi kokë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …