Frank Shkreli

Frank Shkreli: Kjo nuk është Shqipëria që duam z. kryeministër !

Shkas për këtë reagim është një fotomontazh i hedhur të mërkurën në fejsbukun e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.  Unë e dija se politika shqiptare ka rënë në nivelin më ultë moral që mund të bjerë, por ky fotomontazh mund t’ua kalojë të gjithave që kemi parë deri më sot gjatë fushatave politike dhe jo vetëm — të pakën kur të merret parasyshë burimi nga vjen.   Vjen nga Zyra e Kryeministrit!  Pra, fotomontazhi nuk është vendosur në fejsbuk nga ndonjë kundërshtar politik vendor i pa përvojë i Dr. Halim Kosovës, ose nga ndonjë analist e komentues që do të shpreh mllef, por nga Kryeministri i vendit, i cili duhet të jetë shembull morali e tolerance për të gjithë, e sidomos për të rinjtë e të rejat e vendit, të cilët nuk besoj se duan që fushatat politike të zhvillohen në këtë mënyrë.

Çdo të thotë Kryeministri shqiptar me këtë fotomontazh të shëmtuar: se shqiptarët të cilëve u shërben Dr. Kosova qenkan kafshë. Se nënat shqiptare që lindin fëmijë na qenkan çfarë, lopë???!!!!, Z. Kryeministër?  Cili është mesazhi i tij?  Paske ra poshtë pa nevojë, Z. Rama. Ky fotomontazh nuk të nderon ty as familjen, as nuk nderon partinë që përfaqëson, por mbi të gjitha nuk nderon as Shqipërinë dhe as shqiptarët.  Kjo nuk është fushata që dëshirojnë shqiptarët dhe kjo nuk është as Shqipëria që ata duan dhe njohin. Shqiptarët kudo që janë, dinë një moral dhe diskurs tjetër shoqëror e politik, e jo të këtij lloji që po përhapet në fejsbuk nga ju kundër Dr Halimit.   Përveç mungesës së ndjenjave njerëzore dhe politike të një burrshteti,  hipokrizia e juaj e madhe Z. Kryeministër shihet në mesazhin më poshtë fotos denigruese, në fejsbukun tuaj kundër Dr. Halimit.  Në një tjetër fotomontazh të Kishës së Shnanout shkruani lidhje me vizitën tuaj më heret atë ditë në Lezhë:  “Sipas Marubit, kjo foto e 1930 shfaq “kishën e Shnanoit të fretënve françeskanë në Lezhë.  Pasi dhe nën gërmadhat e një stili të pastër romanik, dëshmohet pasuria fantastike dhe shpirtërore e hinterlandit të Lezhës dhe Laçit, djep i historisë kombëtare dhe qendër kryesore e Motit të madh të Arbërit”.

Me cilin Kryeministër të Shqipërisë kemi të bëjmë, me atë që postoi fotomontazh fyese kundër Dr. Kosovës apo me Kryeminsitrin morlaist që postoi fotomontazhin e Kishës së Shnandout të rrënuar duke venë në në dukje “moralin fantastik” të atyre zonave.   Fotomontazhi fyes me mbishkrimin tuaj, “Halim Kosova i Bashkohet Kërkimit të PD për Knadidatë”, në fejsbukun tuaj zyrtar kundër Doktorit të nderuar të Tiranës nuk përputhet aspak me atë, “pasurinë fantastike shpirtërore të hinterlandit të Lezhës dhe Laçit, djep i historisë kombëtare dhe qendër kryesore e Motit të madh të Arbërit”, siç e cilësoni ju, me të drejtë.

E kundër kujt e bëni këtë, Z. Kryeministër?  Kundër një personi i cili ndryshe nga të gjithë politikanët shqiptarë të këtyre 25-viteve të fundit,  në fushatën e tij për kryetar bashkie të Tiranës dy vjetë më parë, mbrenda mundësive të tija, Dr. Kosova u përpoq të sillte një qytetërim politik në fushatën e tij, duke respektuar mendimet dhe qëndrimet ndryshe të të tjerve, përfshirë kundërshtarin e tij politik. Ai në të vërtetë përcaktoi tonin se si duhet të zhvillohet një fushatë politike, në një vend që e quan veten demokratik.   Fatkeqsisht, zëri i tij ishte një zë që nuk u dëgjua nga profesionistët politikë si ju dhe të tjerë politikanë të karjerës, një zë që po të ndiqej mund të përbënte një fillim të ri në politikën shqiptare, ndryshe nga mesazhi që jepni ju, Z. Rama me fotomontazhin në fejsbukun tuaj.  Kjo që po bëni ju me këtë mesazh nuk është fushatë ndaj një kundërshtari politik por është një përpjekje për të poshtëruar një njeri të ndershëm – që të tillë e njeh gjithë Tirana — dhe po ofendoni një profesion të ndershëm, atë të mjekut, dhe njëherazi ofendoni edhe njerzit që ai u shërben si mjek.

Po i bini Dr. Kosovës se ai nuk është politikan i tipit të politikanëve shqiptarë. Ai me fushatën e tij për kryetar bashkie mënjanoi dhe i ndejti larg pikërisht kësaj lloj fushate fejsbuku që kini ndërmarrë ju kundër tij.  Dr. Kosova humbi zgjedhjet me atë rast, por doli fitues, si indivd dhe si politikan, por edhe si mjek, shërbëtor dhe kujdestar i shëndetit të popullit të tij, të cilit i është betuar se do t’i shërbejë. Është ky një betim shumë më serioz dhe më i ndershëm dhe i moralshëm se betimi i politikanëve për t’i shërbyer popullit.

Për Dr. Kosovën është më e ndershme të jetë në shoqëri të burrave të ndershëm e madje edhe i vetëm, edhe nëqoftse humbet zgjedhje, se sa të bëhet pjesë e këtij diskursi imoral politik. Nuk e di nëse e mbani mend, Z. Kryeminsitër, por Dr. Kosova kishte paralajmëruar gjatë fushatës për kryetar bashkie të Tiranës se nqëoftse do fitonte, ai do të bashkpunonte me ju, me Kryeministrin e vendit, kundërshtarin e tij politik, por ai nuk u konsideroi ju si armikun e tij.   Kjo më pat pëlqyer dhe Dr. Halimi është për tu përshëndetur nga të gjithë për këtë qëndrim dhe shembull që dha për të gjithë politikanët e djathtë e të majtë. Fushata e Dr. Kosovës ishte një freski në atmosferën e vrazhdë, intolerante e shpesh fyese të politikës shqiptare, pasqyrim i të cilës është fotomontazhi në fejsbukun tuaj, Z. Kryeministër.   Në atë kohë, qe vlerësuar se ndoshta fushata e Doktor Kosovës për kryetar bashkiak të Tiranës do të shënonte një hap përpara në diskursin, pak më të civilizuar politik shqiptar, por jo.  Ja ku e hodhët ju diskursin politik Z. Kyreminsitër, me postimin e këtij fotomontazhi. Është për të ardhur keq.

Kombi shqiptar ka nevojë për një diskurs të qytetëruar dhe për një tolerancë politike ndaj kundërshtarit, ashtu siç dha shembull Dr Halim Kosova gjatë fushatës së tij në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës, dy vjetë më parë. Ju Z. Kryeministër mund të jepni, menjëherë, një kontribut në këtë drejtim duke hequr fotomontazhin fyes nga fejsbuku juaj dhe t’i kërkoni falje Dr. Halim Kosovës.  Të kërkuarit falje është një “pasuri fantastike dhe shpirtërore”, jo vetëm e hinterlandit të Lezhës e Laçit, por duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve kudo, përfshirë në rend të parë udhëheqsit e vendit. Natyrisht, është pasuri shpirtërore për ata që besojnë në shpirt. Kërko falje! Sepse kështu do të vepronin burrat e vërtetë të hinterlandit të Shqipërisë!  Fotomontazhi denigrues dhe i pa moralshëm i postuar në fejsbuk-un tuaj kundër Dr. Halim Kosovës, nuk përfaqëson Shqipërinë që duan shqiptarët, kudo që ata gjënden.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …