leoni

Frank-Walter Steinmeier ka tërhequr vërejtjen se Bashkimit Europain po i vie fundi

Frank-Walter Steinmeier ka tërhequr vërejtjen se Bashkimit Europain po i vie fundi

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier ka tërhequr vërejtjen se BE-së së shpejti mund t’i vijë fundi. Viti i kaluar ka dëshmuar fuqishëm se siguritë që me decenie janë menduar absolutisht të garantuara, përnjëherë janë vënë në pikëpyetje. “Paqe e përjetshme në kontinentin tonë, apo Europa pa alternativë, kjo thjesht nuk vlen më. Kriza financiare, vala e refugjatëve në Evropë dhe goditja nga Referendumi në Britani të Madhe, e kanë futur BE-në në turbulenca të fuqishme.  Populistët djathtistë po përpiqen ta shfrytëzojnë rastin dhe dështimin e BE-së ta bëjnë për vete. MPJ gjermane ka paralajmëruar se do të fillojnë një turne të veten në Gjermani dhe në Evropë për të biseduar me qytetarët për BE-në dhe të ardhmen e tij. “Dëshirojmë të dëgjojmë kritikat dhe të shohim se çfarë në BE iu pëlqen dhe çfarë nuk iu pëlqen”, ka thënë Steinmeier. për gazetën “Zuddeutsche Zeitung”.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …