Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: “Sukseset e qeverisë”

Ka kohë që Qeveria e Kosovës është vënë në shënjestër të kritikave nga më të ndryshmet, por kjo qeveri me “sukses” të plotë po i përballon ato, kuptohet me ndihmën e faktorit të jashtëm dhe fqinjëve. Mirëpo këta kritikë harrojnë t’ i cekin edhe sukseset e saj e që për “fat të mirë janë të shumta”.

Për t’ia përmendur të gjitha “sukseset” kësaj qeverie duhet të djersitesh bukur mirë, sepse nuk e ke as pak të lehtë për t’ i numëruar ato. Fjala e urtë e popullit thotë: ku thuhet se ka dredhëza shumë merre shportën e vogël”. Kurse kësaj radhe do i numërojmë vetëm “sukseset” e “mëdha”. E filloi si është “më së miri” me Demarkacionin. Duke filluar me Maqedoninë, ku qeveria e jonë “largpamëse” e cila nisej nga parimi të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët i jep territor bukur të madh në rajonin e Sharrit, në mënyrë të heshtur se nuk donte ta bezdisë as kë. Pastaj i erdhi radha Malit të Zi. Duke mos dashur ta lodhi as kë edhe këtë punë e mori për “sipër vetë” dhe shkoi t’ i “ngulë” gurët e mezhdës. Por këtu nuk i shkuan punët ashtu sikur mendonte. Kësaj radhe i dolën pengesa të pa parashikuara, dhe Qeveria  filloi të kërkojë ndihmë nga bashkësia Europiane dhe SHBA që t’i ndihmojnë për t’ia dhënë mbi 8mijë hektarë territor Malit të Zi. Po kjo nuk është një punë e lehtë, sepse kjo qeveri duhet të ketë raporte të mira me fqinjët. Dhe këtu punët po shkojnë zvarrë por kjo qeveri e cila është “dinamike” në të gjitha fushat e jetës, ka halle të tjera…

Ekonominë po e “zhvillon” për “mrekulli” në stilin e sajë, fabrikat që në të kaluarën kanë punuar pa ndërprerë me kapacitete të plota. Me zhvillimin e teknologjisë ato i shiti, e  kishte bukur të vështirë derisa i gjente të njohurit me ua lënë në dorë, kurse punëtorët i dërgoi në “pushim” të merituar që ti presin pensionet prej 40 eurove, pa punuar fare. Kurse rinisë ua “hapi” rrugët e gjëra të mërgimit,  të tjerëve,ua hapi kafiteritë nëpër shëtitore të qyteteve, për tu sjellur kah “dardha e Ahmatit”. Dhe në kërkim të kësaj “dardhe” nëpër qytete gjithë andej Kosovës këta njerëz nuk i sheh duke ecur por duke vrapuar. Dhe nëse e pyet dikë për ku nxiton ai nuk di të përgjigjët sepse duhet gjetur “dardhën e Ahmatit” të qeverisë.

Kurse sa u përket partive politike, pa konkurrencë prijnë ata të LDK-së, të cilët tanimë janë të “njohur” për informacionet më të “sakta” si psh: kanë thënë, po thonë, tha ky, tha ai etj. Këto janë “Informacionet” më të sakta sepse” vijnë drejtë për së drejti nga terreni” si: nga rrugët e çarshisë, kafeneve, restoranteve etj. Kurse përparësi tjetër e është se nuk punësojnë njerëz me telefonata por me para në dorë. Ndërkaq lideri i tyre është aq”largpamës” sa që me duar në gjepa bëhet kryeministër i cili për “mrekulli” po e udhëheqë qeverinë e Kosovës dhe  për këtë po merr “lëvdata” nga Europa, për “luftimin”e korrupsionit. Aq mirë e ka luftuar sa që mezi ka arritur ta legalizojë.

Kurse ministrat janë ata që ia ngreh”madhështinë” kësaj qeverie, më së vështiri e pati Petrit Selimi i cili zgjodhi rrugën më të “drejtë” për t’iu kundër vënë “kritikave të pa vend” duke iu thënë: lopë, toshë etj. Kurse edhe Enver Hoxhaj nuk e pati as pakë të lehtë t’ i kundërvihet Edi Ramës për atë qa foli në Beograd. Edi Rama karrierën e rinisë e ka filluar si basketbollist  dhe deri sa ai shënoi kosh në Beograd si një lojtar i vërtetë. Në Prishtinë ministri ynë Enver Hoxhaj si kundërpërgjigje shënoi Auto kosh, e që rrallë ndodhë në Botë. Pra s’kemi çka do qeveri, duhet të gjithë të “mburremi” dhe të jemi “krenarë”. Se kemi qeveri të “popullit” këtë  tanimë po e vranë me kurrizin e vetë, sepse qeveria po i lëmon kurrizin dhe ia ka mbyllur të dy sytë që të mos shohë larg, sepse “lakmon”,kurse populli si shpërblim po e voton. Sa i përket  Serbisë, qeveria e jonë po është “krenare” se po nënshkruan pa ndërpre marrëveshje,  e që as vetë se dinë se çka, se kështu e do Evropa. Kurse Serbia po këndon këngën “Çka po duam ne po bëjmë”. Përparësi tjetër është se kryeministri ynë ke përvojë të begatshme me Serbinë,por edhe një fenomen tjetër është se kemi dy  “kushërinj” nga Prizreni : Edita Thirin dhe Ivica Daqiçin. Kjo qeveri ka  edhe shumë “suksese” tjera…

Kjo qeveri ka planë-programe Evropiane, dhe me “hapa” të “sigurt” është duke ecur drejt  Evropës, por për momentin është në mjegull të dendur dhe Kosovën në vend se ta qojë drejtë Evropës e ka nisur drejt Afrikës.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: MBAJTJA E AKADEMISË PËR GAZETËN E LËVIZJES -ZËRI I KOSOVËS

U konstatua në këtë Akademi se dy numrat e parë të kësaj gazete janë dalë …