FSK-ja bën të ditur se po fuqizon kapacitetet operacionale taktike

FSK-ja bën të ditur se po fuqizon kapacitetet operacionale taktike

Sot, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, vizituan kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW të radhitura në  pistën e kazermës së FSK-së “Adem Jashari”. FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së. Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues. Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ekspozitë kolektive mbi portretin, kujtesën, marrëdhënien e tensionin me të burgosurit

Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit, më 25.8.2026, nga ora 18:00, hapet …