FSK

FSK-ja vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit

 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare. Derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione. Edhe në këtë aspekt, Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës. Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …