Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Podgoricë, i dha mbështetje Malit të Zi si shtet sovran me orientim BE-në

Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Podgoricë, i dha mbështetje Malit të Zi si shtet sovran me orientim BE-në

Diplomati amerikan për Evropën dhe Euroazinë,  i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në Podgoricë dha mesazhin e mbështetjes për Malin e Zi si shtet  sovran dhe gjithë përfshirës. Ai takoi kryeministrin, Zdravko Krivokapiq dhe kryeparlamentarin Aleksa Beçiq. Escobar, gjatë bisedës me kryeministrin malazez i kërkoi atij të mbajë fokusin në reformat e nevojshme për të përshpejtuar anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Escobar tha me këtë rastse Shtetet e Bashkuara janë përkrah gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe qytetar. Kryeministri malazez ndërkaq në një konferencë për media tha se Qeveria “ka treguar rezultate të dukshme” dhe se nga zyrtari amerikan ka marrë “mbështetje të parezervë për vazhdimin e rrugës së saj”.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …