Brickos

Galeria Qahili fton në ekspozitën e parë personale të Renea Begolli e titulluar “Pragu” me 8 shkurt 2023 duke filluar nga ora 19:00. 

Galeria Qahili hap ekspozitën e parë personale të Renea Begollit, titulluar “Pragu”

Galeria Qahili hap ekspozitën e parë personale të Renea Begollit e titulluar “Pragu”, të mërkurën, me 8 shkurt 2023 duke filluar nga ora 19:00.  Ekspozita “Pragu” e Renea Begollit e kuruar nga Yll Xhaferi paraqet një numër pikturash, imazhesh eksperimentale, fotografi dhe instalacione, të gjitha të fokusuara në eksplorimin e marrëdhënieve midis individit dhe shtresave të fizikalitetit.

“Duke u mbështetur nga përvojat e saj personale, puna e Begollit është thellësisht reflektuese dhe introspektive, duke tërhequr gjithashtu një vijë kryqëzimi të hapësirave private dhe publike dhe marrëdhëniet e trupit me ekosistemin. Ajo reflekton mbi gjendjet intime emocionale, gjithashtu me një perspektivë gjinore për imazhin e trupit dhe pritjetshmëritë sociale. Nëpërmjet punës së saj, ajo kërkon të ndërhyjë në hapësira dhe të krijojë imazhe që pasqyrojnë ndryshimet në ekosistem dhe peisazhet e mundshme të së ardhmes.” Pjesë e konceptit kuratorial të Yll Xhaferit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 4 mars 2023.

Ekspozita personale e Renea Begollit është pjesë e projekteve të Galerisë Qahili, si pjesë e thirrjes për artistët e rinj.

Galeria Qahili ekziston për të krijuar, ruajtur dhe promovuar artin; për të edukuar dhe angazhuar publikun përmes fushave të artit. Misioni i saj mbështetë lirinë artistike dhe ngritjen e marrëdhënies unike midis prodhimit dhe konsumit të artit.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …