Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Isha në hollin e Kuvendit kur disa nxënës u fotografuan duke mbajtur në duar posterë të Glauk Konjufcës e Vjosa Osmanit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka treguar se ishte e pranishme  në hollin e Kuvendit  të Kosovës gjatë kohës kur disa fëmijë janë fotografuar duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani. Sipas deputetes Ganimete Musliu,  ato fotografi nxënësve  ua kanë dhënë  zyrtarë nga administrata e Kuvendit. “Mos i gjykoni mësueset, fotot fëmijëve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjetër aty.  Nuk linin hapësirë për të ju shpjeguar asgjë  siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasur obligative vetëm të sfilojnë me këto foto. Mes tjerash ajo ka thënë se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, teksa ka përmendur se edhe nipi i saj është fotografuar me fotografinë e Osmanit.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj godet ashpër Glauk Konjufcën për paraqitjen në OKB: Kosova e poshtëruar, marre!

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Sigurimit të …