Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka guxim të përballet me problemet që ua ka shkaktuar qytetarëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur frikacak kryeministrin e vendit Albin Kurti, pasi sipas saj, ai nuk po ka guxim të përballet me problemet që ia ka shkaktuar qytetarëve. Musliu këtë e ka thënë gjatë seancës së Kuvendit në të cilën nuk ishte i pranishëm Kurti dhe asnjë ministër i Qeverisë së tij, e që sipas saj nuk guxojnë të marrin pjesë në séance pas vendimit për shtrenjtimin e rrymës. “Nuk i duhet këtij vendi një Qeveri frikacake, e ke marr vendimin, hajde ballafaqohu, e ke mbështet këtë vendim hajde ballafaqohu por jo me ikë mos ikë sepse nuk mund t’iu ikësh qytetarëve të Kosovës. Ai përveç se është frikacak dhe mashtrues është edhe një shakaxhi i madh, e keni parë se si bënë hajgare me popullin, gjatë gjithë ditës sot ka bërë ekzibicione në Facebook-un e tij duke u munduar t’iu shpjegoj tarifat qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Musliu në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …