Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli, ka thënë se në Kosovë nuk ka rritje ekonomike, krejt kjo është mashtrim

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka thënë se është mashtrim kur thuhet se në Kosovë ka rritje ekonomike. Në Kosovë nuk ka rritje ekonomike për arsye se rritja ekonomike ka bazat e veta, më tepër konsum dhe projekte infrastrukturore. Këto mungojnë në Kosovë. Më tregoni dikush cilat projekte infrastrukturore kjo qeveri deri tash i ka filluar dhe është duke i kryer. Më tregoni sa u rrit paga ose të hyrat për qytetarët dhe sa u rrit shporta për konsumatorin. Është më dobët dhe më ulët sesa ka qenë. Kosova po përballet me krizë të rëndë ekonomike dhe sociale… Sot qytetarët e Kosovës e kanë sfidën e pagesës së energjisë elektrike e cila ju ngarkua si barrë nga Qeveria e tyre në mungesë të një strategjie tjetër e cila do të lehtësonte jetën e tyre”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …