Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Më kanë kërcënuar madje edhe me prerje koke, aktivistë të Vetëvendosjes

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë me dije se një person është arrestuar nga policia  për kërcënim ndaj saj. Lajmin e ka bërë përmes një postimi ku ka thënë se personi i cili e ka kërcënuar  është dërguar në arrest  për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur miq dhe të gjithe ju qe jeni shqetesuar e kujdesur për sigurine time,

Duke ju falenderuar të gjitheve për kujdesin, dhe ne pamundesi per te ju kthyer pergjigjeje secilit veq e veq, ju konfirmoj se, pas seances parlamentare ku po diskutohej për 100 diteshin e qeverise dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marre shume kercenime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokes me sakice.

Rastet i kam denoncuar në Polici me qe, pavarësisht a jemi ne pushtet apo ne opozite, une besoj fort ne institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e organeve te sigurise.

Tashme me eshte konfirmuar se nje person është intervistuar dhe është derguar në mbajtje për 48 ore. Po ashtu me jane rekomanduar disa masa te cilat une do ti perfille me perpikmeri.

Te dashur miq dhe ne veqanti ju Votues të mi qe ma konfirmuat 5 here rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që me frikëson. Asnje kercenim nuk do te me ndale te mbroje integritetin tuaj, timin, te familjes sime, Partise Demokratike dhe te Shtetit tim Kosovës.

Askush dhe asgje s’mund të me ndale nga perfaqesimi i besimit tuaj!

Ata që pëmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe te sigurise.

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …