Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Tanimë edhe qytetarët e kanë kuptuar hipokrizinë e Albinit dhe talljen që ai çdo ditë e bën në adresë të tyre

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e jashtëzakonshme Parlamentare dedikuar rritjes së çmimeve të prodhimeve  konstatoi se kryeministri Kurti është “ sikur i shkëputur nga realiteti”. E kishim të qartë se ky njeri do të shkaktonte kaos menaxherial, por për fat të keq kaosi i tij ka marrë rrugën e rrezikshme për vendin dhe për të gjithë ne. Askush nuk habitet më, me ndryshimin e Albinit. As me harresën e tij dhe të atyre deklaratave të tij të famshme”. Ajo që nuk mund të tolerohet më është gatishmëria e tij për të mohuar të gjitha të arriturat e deritashme, për të mohuar edhe vet historinë dhe për të rrezikuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës. Edhe qytetarët e kanë kuptuar hipokrizinë e Albinit dhe talljen që ai çdo ditë e bën në adresë të tyre. Andaj opozita nuk mund të heshtë, dhe kjo opozitë pandërprerë e ka ngritur zërin kundër keqqeverisjes se Albin Kurtit. Është e vërtetë, ne nuk hodhëm gaz lotsjellës. Nuk u çirrem nëpër këtë Kuvend duke ofenduar dinjitetin njerëzor të askujt, por kjo opozitë e paralajmëroi Albin Kurtin për sfidat që kalonim me pandeminë dhe më vonë për zhvillimet politike globale, këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha mes tjerash deputetja,  Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …