Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

Zelenskij: NATO-ja është aleanca më e fortë në botë, por disa shtete anëtare janë të hipnotizuara nga agresioni rus, në Ukrainë

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu zhgënjimin e tij me Aleancën Veriatlantike  pas refuzimit për të vendosur zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Përmes një video-lidhjeje, ai me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe përfaqësues të vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës. NATO-ja është aleanca më e fortë në botë, por disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”, tha Zelensky. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës qysh më 24 shkurt dhe Zelensky ka kërkuar disa herë nga NATO-ja që të vendosë zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. NATO-ja ka refuzuar, duke thënë se një veprim i tillë do të mund ta përshkallëzonte konfliktin në përmasat e një lufte të tretë botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …