Garip Sahiti ësgtë zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Shtërpcë

Garip Sahiti është zgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Shtërpcë

Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Shtërpcë, është zgjedhur Garip Sahiti.  Me këtë rast, ai ka thënë se gjithmonë do ta mbrojë interesin e PDK-së në këtë komunë dhe të qytetarëve. Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë! Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj, se Partia Demokratike e Kosovës dega në Shtërpcë më ka besuar pozitën e kryetarit të degës. Falënderoj ish-kryetarin z. Beqir Fejzullahu për punën e deritanishme. Gjithmonë do ta mbrojë interesin e të mirës së përgjithshme të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Shtërpcë dhe gjithë qytetarëve të komunës sonë. Ju jam mirënjohës dhe falënderues!”, ka shkruar Sahiti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj kritikon qeverinë: Kosova e izoluar, merita e heqjes së sanksioneve i takon opozitës dhe Ramës

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për trajtimin e vendit në …