Gashi: Për 75 ditë Sylejman Selimi e Jahir Demaku po mbahen në vuajtje pa vendime gjyqësore në fuqi

Gashi: Për 75 ditë Sylejman Selimi e Jahir Demaku po mbahen në vuajtje pa vendime gjyqësore në fuqi

Avokati, Tomë Gashi mbajti konferencë për medie gjatë së cilës foli për dy klientët e tij për të cilët theksoi se po mbahen kundërligjshëm në vuajtje të dënimit. Ai theksoi se ish -komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku, po mbahen kundërligjshëm në vuajtje të dënimit, me vendime inekzistente. Avokati, Tomë Gashi shtoi më tutje se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku, nuk ka arsye juridike që klientët e tij të qëndrojnë në vuajtje, meqë vendimin e mëparshme për rastin e njohur si “Drenica 1, e ka prishur Gjykata Supreme, ndërsa, për rastin tjetër të njohur si “Drenica 2”, Gjykata Kushtetuese e ka anuluar duke e kthyer në rivendosje. Gashi tha se gjyqtari që e ka lëndën e ka nxjerrë një vendim në formë të njoftimit me të cilin e ka njoftuar institucionin e burgut të Dubravës që menjëherë t’i lirojë Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut por Sylejman Selimi duket se qëllimisht është sakrifikuar për arsye të panjohura për ta. Avokati, Tomë Gashi ka theksuar më tutje se dikujt nuk i ka pëlqyer deklarata e fundit e sylajman Selimit rreth numrit të ish-ushtarëve të UÇK-së, ku ka deklaruar se UÇK-ja kishte 12 mijë e 700 ushtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …