Lëvizja për Bashkim: Lojërat e fatit duhet të mbyllen menjëherë

LB: Reforma në drejtësi – e domosdoshme dhe urgjente

  Çështja e manipulimeve me listat e veteranëve është aferë e pastër korruptive. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me korrupsion masiv. Pasojat e këtij manipulimi masiv janë të jashtëzakonshme dhe të natyrave të ndryshme: e dëmtojnë buxhetin e shtetit, i dëmtojnë veteranët e vërtetë,  e dëmtojnë rëndë demokracinë dhe besimin në institucione.  Sa i përket buxhetit, ai dëmtohet në mënyrë direkte dhe jodirekte. Në mënyrë direkte përmes pagesës së, së paku, 39 milion euro në vit, në emër të pensioneve për njerëz mashtrues, dhe në mënyrë jodirekte përmes shmangies nga pagesa e taksave nga ana e atyre që punojnë nëpër kompani private, por nuk janë të regjistruar si të punësuar, që të mos e humbin mundësinë e marrjes së pensioninit.

 

Kjo aferë, dëmton edhe veteranët e vërtetë të luftës dhe atë si në aspektin moral, ashtu edhe atë financiar. Moral për shkak të stigmatizimit të statusit të veteranit, kurse financiar për shkak të kufizimeve buxhetore dhe shpërndarjes së këtyre mjeteve edhe tek mashtruesit.

Duke qenë se një prej motiveve të përgjegjësve të këtij mashtrimi, përveç atij financiar, është edhe korruptimi i votës së qytetarëve, është i pashmangshëm dëmtimi i madh i demokracisë në vend. Numri i madh i mashtruesve, shumëzuar me ndikimin e tyre në rrethin e tyre, bën që vullneti i votuesve të deformohet dhe të shndërrohet në mall. Kjo është fatale për një demokraci.

Megjithatë, ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm i korrupsionit në vend. Ky ishte rast i cili, më fuqishëm se çdo tjetër, e nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë të institucioneve të drejtësisë në vend.

Duke qenë kështu, Lëvizja për Bashkim kërkon me ngulm nga të gjitha forcat politike dhe qytetarët që së bashku ta rrisim presionin për reforma të thella në drejtësi, me theks të veçantë në miratimin e ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve, që ndryshe njihet edhe si ligji i vetingut.

 

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 25.8.2018

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …