Gëzim Kasapolli: Çmimi i rrymës gjatë qeverisjes së Albin Kurtit është rritur 199%, edhe pse ai kishte premtuar zbritje 50%

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, ka deklaruar se çmimi i energjisë elektrike është rritur për 199% gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. Ai tha se rritjet kanë qenë progresive gjatë viteve të fundit. “Sipas të dhënave, në vitin 2022 çmimi i rrymës është rritur për 100%, në vitin 2023 për 15%, ndërsa në vitin 2025 pritet një rritje prej 30 deri në 35%, që në total përbën një rritje prej 199% gjatë kësaj qeverie,” u shpreh Kasapolli. Këto deklarata vijnë në një kohë kur qytetarët shprehin shqetësimin për barrën financiare të rritjes së mundshme të tarifave të energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …