Gjatë katër muajve të parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 10 vrasje, disa prej të cilave nga plumbat qorr

Gjatë katër muajve të parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 10 vrasje, disa prej të cilave nga plumbat qorr

Dhjetë vrasje janë regjistruar në Kosovë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2018, në mesin e të cilave bëjnë pjesë edhe disa vrasje nga plumbat qorr. Këtë e konfirmoi për mediet zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, por i cili tha se të gjitha vrasjet në Polici regjistrohen njëjtë, pavarësisht nëse janë nga plumba qorr apo çfarë lloji tjetër i vrasjes. Ai tha se Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje dhe ka organizuar fushata të ndryshme për sensibilizim të qytetarëve për mospërdorim të armëve nëpër festa. “Policia e Kosovës gjatë sezonit të verës harton një plan operativ që të kenë kujdes te restorantet ku organizohen ahengje dhe dasma, në mënyrë që të ketë sa më pak festime me armë. Gjatë vitit të kaluar policia i ka konfiskuar 1200 armë të llojeve të ndryshme dhe rreth 26 mijë copë municion të kalibrave të ndryshme”,tha Krasniqi.

 

Gjuajtja me armë në dasma dhe ahengje nuk është ndonjë traditë e së kaluarës, sikur thonë disa të quajtur njohës të këtij fenomeni,   por thjesht  një mujshari që lidhet me një segment të idiotizmit, të njerëzve të caktuar, krenarisë së tyre false, kompleks inferioriteti dhe mbi të gjitha mungesë e kulturës dhe e  sjelljes njerëzore. Ligjet në Kosovë nuk arrijnë të ndëshkojnë këtë fenomen të egërsisë, sepse gjuajtjen me armë e bëjnë zakonisht edhe disa policë kur nuk janë në detyrë, disa trup dhe turp-roja të zyrtarëve të lartë  të vetëquajtur komandantë, të cilët janë fshehur nëpër vrima gjatë luftës dhe  tani tregojnë trimëri, përgjithësisht njerëz me deformitete dhe devijime të caktuara mendore.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …