Gjeneral, Bashkim Jashari mori pjesë në Simpoziumin “Luftimet Ajrore” në Stamboll të Turqisë

Shefi i Inspektoratit gjeneral në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Bashkim Jashari, me ftesë të Komandantit të Forcave Ajrore të Ushtrisë së Republikës së Turqisë, gjeneral me katër yje Abidin Ynall, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar të Luftimeve Ajrore i cili u mbajt nga data 30 mars deri me 01 prill, në Stamboll të  Republikës së Turqisë. Gjeneral Bashkim Jashari në emër të Ministrisë dhe FSK-së mori pjesë në punimet e Konferencës tre ditore të organizuar nga Akademia e Luftës Ajrore, me temë ,,Luftimet Ajrore’’, e ku ishin të pranishëm më se 60 delegacione të Ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura nga të gjitha kontinentet. Përveç pjesëmarrjes në Konferencë, gjeneral Bashkim Jashari u prit edhe nga Komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Ynall, të cilin e falënderoj për ftesën si dhe për kontributin dhe mbështetjen që po japin Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë Forcës së Sigurisë dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Gjenerali, Abidin Ynall u shpreh i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit Turqi-Kosovë si dhe premtoj mbështetje dhe përkrahje edhe në të ardhmen në të gjitha fushat të precizuara nga marrëveshja zyrtare bilaterale, ndërmjet dyja shteteve në fushën e sigurisë.  Në këtë simpozium, gjeneral Bashkim Jashari shoqërohej nga dy oficerë të MFSK-së , nënkolonel Sefer Isufi dhe toger Ilir Beqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …