leoni

Sadik Halitjaha

Gjeneral Halitjaha, reagon kundër veprimeve antishqiptare të Serbisë dhe të disa vendeve që vënë në rrezik ish-pjesëtarët UÇK-së

Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, Gjeneral Sadik Halitjaha,  konsideron se Kosova po përballet me një rrezik  pas publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së, nga institucionet e vendit, një veprim i shpërndarë në mënyrë të papërgjegjshme, që përbën një shkelje të rëndë të privatësisë dhe të drejtave të njeriut. Kërkesa e Serbisë për arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, përmes Interpolit është një veprim i paligjshëm dhe i rrezikshëm, duke pasur parasysh historikun e Serbisë në krime dhe genocid. Ky zhvillim rrezikon të izolojë dhe të dëmtojë mijëra luftëtarë të lirisë dhe ngre pyetje të rëndësishme mbi përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës dhe reagimin ndërkombëtar. A është Qeveria e Kosovës e përgatitur të mbrojë të drejtat e ish-luftëtarëve dhe të reagojë në mënyrë të duhur ndaj kërcënimeve që vijnë nga Serbia, ka pyetur  mes tjerash gjeneral Sadik Halitjaha, në një opinion  të tij autorial. (Më gjerësisht në opinione)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …