Gjermania ka dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 - nga Rusia, pavarësisht kundërshtimit të Amerikës

Gjermania ka dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 – nga Rusia, pavarësisht kundërshtimit të Amerikës

Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 – nga Rusia – pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore. Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike më 15 janar ende mund të apelohet. Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e cila bën fushatë për të mbrojtur mjedisin, tha se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë, duke argumentuar se projekti kërcënon klimën dhe disa nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve migruese të Evropës në bregdetin e Detit Baltik të Gjermanisë. Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan të parandalojnë punën për ndërtimin e tubacionit, pasi argumentojnë se kjo do të fuqizojë prezencën energjetike në Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ numëron rreth 90% të votave: Renditja e kandidatëve më të votuar mbetet e pandryshuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar numërimin e rreth 90 për qind të votave për …