Gjukanoviq

Gjukanoviq: Kryetari i Serbisë Aleksander Vuqiq e do Kosovën pa shqiptarët brenda saj

Kryetar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka dhenë një intervistë mediumit kroat “Jutarnji” gjatë së cilës ka dhenë mendimin e tij edhe për qasjen e presidentit të Serbisë Aleksander Vuqiq ndaj Kosovës. “Ai e ka tejkaluar Millosheviçin dhe është në gjendje të arrijë gjithçka që Millosheviçi nuk e bëri. Për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real në pamundësi që ta marrë Kosovën. Ata dyshohet se po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa ta zotëronte dikush tjetër. Ata do të donin Kosovën, por pa shqiptarë. Siç do ta donte Malin e Zi, por pa malazezë” ka nënvizuar kryetar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë shfaqjes së mendimit të tij për qasjen e kryetarit të Serbisë, Aleksadner Vuqiq ndaj Malit të Zi dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …