LDK-LVV

Zyrtar të LDK-së kanë drejtuar akuza të shumta ndaj Vetëvendosjes

Zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë drejtuar akuza të shumta ndaj Vetëvendosjes për të cilën kanë thënë se është treguar e plogësht në vendimmarje dhe joefiksa, me mungesë transparence e mangësi tjera të shumta. Gjatë një interviste për “Kosovapress”, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka deklaruar sejo që e karakterizon këtë gjashtëmujor është mungesa e transparencës, e informacioneve për çështje të ndryshme. Pastaj nuk dihet se cilat janë prioritetet e kësaj qeverie, gjatë fushatës zgjedhore deklaronin se pandemia është prioriteti numër 1, pastaj doli dialogu prioriteti kryesor. Prandaj unë shoh më tepër pasivitet sesa aktivizim të qeverisë. Nuk e kuptojmë arsyen pse kanë mbetur ambasadat pa përfaqësim. Fillimisht është dashur të jepet një vlerësim për ambasadorët që janë shkarkuar nga detyra që të dimë për performacën e tyre. Njëkohësisht të sigurohet qeveria që do të emërojë ambasadorët e tjerë në mënyrë që mos të mbetet pa përfaqësim vendi ynë” ka deklaruar mes tjerash nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla

Taulant Balla: Javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, BE-Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se javën e ardhshme do …