Ish ministrja e Shëndetësisë së Francës do të përballet me drejtësinë për keq menaxhimit të pandemisë

Ish-ministrja e Shëndetësisë së Francës, Agnes Buzyn do të përballet me drejtësinë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Ajo është vënë zyrtarisht nën akuzë për mënyrën se si ajo e menaxhoi pandeminë e koronavirusit, pas deklaratave të  prokurorëve përpara gjykatës në Paris se ka prova të mjaftueshme për ta hetuar atë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë. Duke folur për këto akuza, Prokurori i Shtetit ka sqaruar se ish ministrja Agnes Buzyn është vënë nën akuzë për “rrezikim të jetës së të tjerëve”, por nuk do të hetohet për akuzën tjetër të “dështimit të ndalimit të një fatkeqësie”. Ndërkohë, mjekja, Agnes Buzyn ka theksuar se ajo nuk do të lejoj që veprimet e saj si ministre dhe të qeverisë të diskretitohen, në një kohë që ne bëmë gjithçka për të përgatitur vendin përballë një pandemie që ende vijon.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …