The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Gjykata Speciale refuzoi kërkesat e avokatëve të Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të refuzojë kërkesat për lirim nga paraburgimi, të parashtruara nga mbrojtësit e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke konsideruar se vazhdimi i paraburgimit për tre të lartpërmendurit vazhdon të jetë i nevojshëm. Në tutje është thënë se në vendimin e fundit për rishikim të paraburgimit, paneli i Apelit ka konfirmuar gjetjet e gjyqtarit paraprak për ekzistimin e dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës Speciale dhe arsyet për të besuar se ata do të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës penale apo do të përsërisin  vepra  të njëjta penale.

Kontrolloni gjithashtu

Identifikohen tri viktima nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona

Kushtrim Gara ka bërë të ditur se janë identifikuar tri viktima nga mbetjet mortore të …