Gjykata speciale në Hagë, kanë refuzuar dëshminë e ekspertit të Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin për pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçi dhe të bashkë akuzuarve të tij. Bëhet fjalë për dëshminë e Koen Herlaar, i cili kishte dëshmuar në mars në cilësinë e ekspertit të Prokurorisë. Megjithatë, gjykatësi ka vendosur që kjo dëshmi të mos pranohet si provë eksperte, duke vlerësuar se ajo nuk përmbush standardet e nevojshme për shkak të problemeve në metodologji dhe në përmbajtjen e vetë dëshmisë. “Gjykatësi refuzoi të pranonte dëshminë si ekspert dhe konstatoi se ajo nuk mund të vlerësohej siç duhet për shkak të aspekteve të lidhura me metodologjinë dhe dëshminë e dëshmitarit”, thuhet në njoftim. Në këtë proces, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë. Prokuroria pretendon se posedon prova, përfshirë edhe audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë, ndërsa mbrojtja i ka kundërshtuar këto pretendime, duke insistuar se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të provuar veprat penale. Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se gjatë vizitave në vitin 2023 kanë ndarë informacione konfidenciale dhe kanë ndikuar te dëshmitarët në procesin për krime lufte – akuza që mbrojtja i cilëson të pabazuara.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
