Bram Vreugdenhil
Creator: Bram Vreugdenhil | Credit: Maarten Boer Copyright: Bram Vreugdenhil

Shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së: drejtësia në Hagë zvarritet, verdikti pritet në korrik

Procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën speciale në Hagë po hyn në një fazë të re pritjeje, pasi vendimi përfundimtar është shtyrë për 20 korrik, ndonëse fillimisht pritej të shpallej më 19 maj. Sipas burimeve të mediave, ekipet mbrojtëse tashmë janë njoftuar për këtë shtyrje, e cila po interpretohet si një tjetër zvarritje në një prej proceseve më të ndjeshme për opinionin publik në Kosovë. Bazuar në rregulloren e gjykatës, trupi gjykues ka afat prej 90 ditësh për të nxjerrë vendimin, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë shtesë. Megjithatë, fakti që verdikti nuk po jepet brenda pritjeve fillestare po rrit pasigurinë dhe tensionin rreth epilogut të këtij procesi. Ky gjykim, që përfshin figura kyçe të ish-UÇK-së, konsiderohet ndër më të rëndësishmit për drejtësinë ndërkombëtare dhe për narrativën historike të luftës në Kosovë. Shtyrja e radhës vetëm sa e zgjat pritjen për një vendim që pritet të ketë ndikim të gjerë politik dhe shoqëror. Me datën e re të caktuar, 20 korriku pritet të shënojë fundin e një kapitulli të gjatë gjyqësor, por edhe fillimin e reagimeve të forta që mund të pasojnë vendimin, cilido qoftë ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK nis analizën paszgjedhore, Bedri Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme nga shtatori

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar rezultati …