leoni

Guximtar Labenishti: Një test i qëlluar për Ali Ahmetin, BDI-në dhe hipokrizinë qeveritare të Maqedonisë së Veriut

Guximtar Labenishti: Një test i qëlluar për Ali Ahmetin, BDI-në dhe hipokrizinë qeveritare të Maqedonisë së Veriut

Ali Ahmeti – BDI & co në qeverinë e RMV, a u mërzitët për rastin e sotëm në kalanë e Ohrit, dhunimin e Flamurit Shqiptar dhe personave që e shpalosën atë!?! Duhet të mërziteni, se ishte një test i qëlluar  per ju dhe qeverinë “proshqiptare” të Zaevit…!

Sa bukur duket Flamuri Shqiptar mbi kalanë e Ohrit,

u lumtë dora atyre që e shpalosën, kurse për ju Ali Ahmeti – BDI & co mbetet turpi i zi…!

Akoma do folni për liri e të drejta të plota për shqiptarët në RMV, mosni, mosni më, se jeni bërë të neveritshëm me hipokrizinë tuaj…?!?

Të  perkujtojme me kete rast se  se nga dy të ndaluarit në stacionin policor të Ohrit, në lidhje me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Samuilit në Ohër, njëri nga ata veç më është dënuar me gjobë dhe i është ndaluar për 5 vjet hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Gjergj Prenkocajn, 50 vjeç, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova. Ai bënte pjesë në grupin e valltarëve arbëreshë të ardhur nga Italia që këto ditë po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë. Avokati i tij, Ardian Demiri, konfirmoi se klientit të tij i është shqiptuar masa e ndalim hyrjes për 5 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një gjobë prej 1 100 eurosh e cila është paguar menjëherë në Gjyqin e Ohrit. Para pak minutash ai është larguar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës, i shoqëruar nga policia.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Krasniqi

Gresë Krasniqi: Zëri i lirisë tani prapa grilave, por krenaria na mban gjallë

Gresë Krasniqi, bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, …