kek
Airport Adem Jashari
mbpzhr 2018
MIT
Fillimi / Lajmet / Hahn thotë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit është garanci për zhvillimin e këtij rajoni
Hahn thotë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit është garanci për zhvillimin e këtij rajon

Hahn thotë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit është garanci për zhvillimin e këtij rajoni

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor është garancia e vetme për zhvillimin e këtij rajoni. Hahni ka theksuar se duhet bërë gjithçka e mundur për të tejkaluar vakuumin, i cili është krijuar pas vendimit të Këshillit Evropian për të shtyrë datën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai ka thënë se motivimi më i madh i këtyre vendeve është mundësia e anëtarësimit në BE. Hahn thekson se perspektiva evropiane gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai do të jetë komisionar edhe në përbërjen e re të Komisionit Evropian që pritet të nisë punën muajin e ardhshëm, por do të trajtojë çështjet e buxhetit. Në tetor, Këshilli Evropian nuk është pajtuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kundërshtimet më të mëdha kanë ardhur nga Franca, e cila ka kërkuar nga këto dy vende të vazhdojnë reformat, por ka theksuar edhe nevojën e reformimit të vetë BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari i Turqisë, Erdogan, ka paralajmëruar BE-në se mund t’i lirojë nga burgjet anëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Bashkimin Evropian e vendi i tij mund ...