Brickos

Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, shumë ish-deputetë nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të Kosovës

Sipas rezultateve përfundimtare, të shpallura nga KQZ-ja, shumë ish-deputetë nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë humbur vendin e deputetit: Xhelal Sveçla, Ismail Kurteshi, Sami Kurteshi, Drita Millaku. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të jenë më deputetë: Naser Rugova, Ismet Beqiri, Liri Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Imet Rrahmani. Nga Partia Demokratike e Kosovës nuk do të jetë më as deputeti nënkryetari shumëvjeçar i Kuvendit, Xhavit Haliti, por as Safete Hadërgjonaj, Luljeta Gutaj Veseli, Dhurata Hoxha, Hajdar Beqa, Xhevahire Izmaku. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë vota të mjaftueshme nënkryetari i Partisë, Ahmet Isufi, as zëdhënës shumë i zjarrtë i partisë, Muharrem Nitaj. Partia Socialdemokrate ka fituar vetëm një vend në Kuvend. Deputete e vetme e kësaj parti do të jetë Natyra Kuçi, por asnjë deputet i legjislaturës së kaluar si: Frashër Krasniqi, Visar Imeri, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Fisink Ismaili, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Salih Salihu, Besa Baftiu, Driton Çaushi, të cilët ishin ndarë nga Vetëvendosja dhe iu kishin bashkuar  Partisë së Kaçusha Jasharit, ish zyrtare komuniste e kohës së regjimit jugosllav. Ish deputeti me votat e Nismës, Milaim Zeka, më vonë në krye të një partie të re, që e kishte formura vetë, ka fituar vetëm 700 vota dhe nuk do të jetë më në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …