leoni

Tahiri: Si deputetë na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbush pritjet legjitime për shtet të së drejtës

Tahiri: Si deputetë na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbush pritjet legjitime për shtet të së drejtës

Ministri në detyrë, Abelard Tahiri, ka falënderuar të gjithë qytetarët që i kanë dhënë besimin të jetë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit. Ai ka thënë se si deputet e pret angazhim edhe më i madh dhe shton se do të jetë zë i pa lëkundur për rend dhe ligj, për shtet me dinjitet dhe për të drejtat e gjithsecilit. “Për dy vite si ministër i Drejtësisë, pa reshtur dhe me përkushtimin më të madh, jam përpjekur t’i shërbej drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Pavarësisht ciklit politik dhe ndryshimeve, tani e tutje do ta vazhdoj këtë përkushtim në Kuvendin e Republikës tonë. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve, që me votën tuaj i keni dhënë besim e fuqi kauzës për të cilën qëndroj në politikë. Si deputet, bashkërisht me ju, na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbushur pritjet legjitime për shtet të së drejtës. Jam e do të jem zë i pa lëkundur për rend dhe ligj, për shtet me dinjitet dhe për të drejtat e gjithsecilit prej jush”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …